Në prag të protestës së studentëve shqiptarë me kërkesë që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe, bashkëkryetarët e VLEN-it, Bilall Kasami dhe Izet Mexhiti kanë shkruar në profilet e tyre në Facebook se së shpejti kjo kërkesë do të plotësohet, përcjell TV21. Ata nuk saktësojnë se për çfarë bëhet fjalë konkretisht, por thonë se do të ketë lajme të mira.
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar shkurt Kasami.Të njëjtin mesazh e ka shkruar edhe bashkëkryetari tjetër i VLEN, Izet Mexhiti:
“Provimi i jurisprudencës edhe në gjuhën shqipe! Së shpejti me lajme të mira…”, ka shkruar Mexhiti.


