Në mungesë të argumenteve për të mbrojtur rritjen e çmimit të shërbimeve nga Saubermacher dhe duke qenë i vetëdijshëm për dëmin që ua shkakton qytetarëve, kryetari i Komunës, Bilall Kasami, në kundërshtim me rregulloren e Këshillit, e uli debatin në nivel personal me këshilltarin e “Më mirë për Tetovën”, Agron Arifi.Këshilltari ynë, gjatë gjithë debatit sqaroi se pse këshilltarët e VLEN-it dhe VMRO-së nuk duhet të mbështesin rritjen e çmimeve nga Saubermacher. Ai qëndroi bindshëm në mbrojtje të interesave të tetovarëve, kurse Kryetari i Komunës e konsideroi si humbje kohe.Bilall Kasami nuk e duroi shpërfaqjen e pazarit të kurdisur me Saubermacher, dhe vendosi që përmes goditjeve të ulëta të defokusojë dhe degradojë debatin. Ai solli në Këshill dokumente dhe shpifje të cilat nuk kanë të bëjnë me pikën e rendit të ditës, dhe u mundua të njollos këshilltarin, iniciativën dhe votuesit e “Më mirë për Tetovën”, ndërkohë që vet bën pazar në kurriz të qytetarëve.E ftojmë Bilall Kasamin që të tejkalojë veten, të mos merret me lojëra të ulëta dhe kalkulime të vogla, por të sillet si kryetar që mbron interesat e qytetarëve dhe nuk i zhvat ato. Ia bëjmë me dije se këto lojëra të ulëta nuk na zbrapsin nga lufta për mbrojtje të interesave të qytetarëve, por na bindin se jemi në rrugë të drejtë.
