Kryeministri Hristijan Mickoski ka komentuar deklaratën e djeshme të Bujar Osmanit në emisionin “Vetëm Intervistë”, ku ky i fundit deklaroi se edhe forcërisht nuk duhet lejuar miratimi i Ligjit për përfaqësim të drejtë në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.
Sipas tij, këto lloj deklaratash tregojnë qartë prapavijën e opozitës dhe nuk paraqesin asgjë tjetër veçse “folklor politik”.
“Kërcënimet e Bujar Osmanit tregojnë se cilat janë qëllimet e vërteta. Ky është ligj, që është miratuar nga ana e Komisionit të Venecias se i plotëson të gjitha kushtet ndërkombëtare. Deklarata e tij është folklor që do ta dëgjojmë në periudhën që pason. Ne kemi marrëveshje ndërkoalicionale, ligji është dërguar në Kuvend dhe pres që të miratohet sa më shpejt”, tha Mickoski
