BallinaLajmeJanevska për parregullësitë në universitete: Kanë lëshuar diplomë me “e Veriut” në...

Janevska për parregullësitë në universitete: Kanë lëshuar diplomë me “e Veriut” në vitin 2016, ndërsa emri është ndryshuar në 2018-tën

Ministrja e Arsimit dhe Shkencës Vesna Janevska në një deklaratë për media foli edhe për parregullësitë në universitete. Siç tha Janevska, kanë lëshuar diplomë me “e Veriut” në vitin 2016. Janevska tutje shtoi se kjo parregullësi është lëndë në Prokurorinë Publike.

“Dy diploma në Universitetin e Sllavistikës janë anuluar. Shumë parregullsi, nga dhënia e 14 apo 17 provimeve në një sesion, bërja e ekuivalencave të papërshtatshme dhe u zbulua diplomë e vitit 2016 me vulë “Republika e Maqedonisë së Veriut”. Ju e dini se atëherë e kishim emrin “Republika e Maqedonisë”, ndërsa emri u ndryshua në vitin 2018. Kjo tashmë është lëndë në Prokurorinë Publike. Nëse vërtetohet, e me siguri do të vërtetohet falsifikimi, universiteti do të përballet me pasoja serioze”, deklaroi ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments