Izet Mexhiti, promotori i nepotizmit brutal në politikën shqiptare. Njeriu që u bë milioner duke e varfëruar Çairin, sot mundohet të shitet si ndryshim, por qytetarët e dinë të vërtetën: Struktura e tij politike funksionon me të njëjtën logjikë si klanet mafioze, besnikëri familjare, interesa personale dhe kontroll përmes njerëzve klanit, thuhet në reagimin e BDI-së ndaj kumtesës së sotme të VLEN-it.
Për më shumë se 20 vite, ai dhe klani i tij uzurpuan përfaqësimin e shqiptarëve në Shkup dhe ia shkatërruan të ardhmen një gjenerate të tërë të të rinjve të Shkupit. Ndërkohë, po rritet vetëm pasuria dhe ndikimi i tij personal.
Shqiptarët nuk kanë nevojë për riciklim të së njëjtës mendësi që instaloi vazalitetin dhe keqpërdorimin si model i politikbërjes.
