www.telegrami
Në diskursin politik në Maqedonia e Veriut shpesh krijohet përshtypja sikur përfaqësimi i shqiptarëve është i kufizuar në disa subjekte politike. Bashkimi Demokratik për Integrim dhe VLEN mund të kenë qëndrime dhe reagime të ndryshme, por asnjëra nuk ka të drejtë ta trajtojë shtetin apo përfaqësimin shqiptar si pronë ekskluzive politike. Shteti u përket qytetarëve, jo partive.
BDI le të reagojë sa të dojë, njësoj si VLEN – por ta kuptojë njëherë e mirë: shteti shqiptar në Maqedoninë e Veriut nuk është pronë partie. As e BDI-së, as e VLEN-it.
Mjaft me këtë mentalitet monopolist sikur shqiptarët janë “elektorat privat” që përdoret sipas nevojës. Shqiptarët nuk janë vegël politike dhe nuk kanë vetëm një zë – kanë shumë, dhe askush nuk ka të drejtë t’i uzurpojë.
Kushdo që pretendon se flet në emër të të gjithëve, në fakt po flet vetëm për interesat e veta.
Koha është të kuptohet qartë: shteti u përket qytetarëve, jo partive.
Monopoli mbi përfaqësimin politik është i rrezikshëm dhe i dëmshëm për vetë shqiptarët. Vetëm një qasje e hapur, pluraliste dhe e përgjegjshme mund të garantojë dinjitet dhe barazi reale. Çdo përpjekje për ta privatizuar zërin e shqiptarëve për interesa partiake duhet refuzuar qartë dhe pa hezitim…www.telegrami.mk
Mesut Shabani

