LSDM vlerëson se ka filluar procesi i zbulimit të, siç thonë, rrjetit mafioz të lidhur me kryeministrin hungarez Viktor Orban, i lidhur edhe në Maqedoni. Zëdhënësja e partisë Bogdanka Kuzeska tha se vendi ka qenë nën ndikimin e të ashtuquajturës “rrjet i Orbanit”, si dhe se ekzistojnë lidhje biznesi dhe infrastrukturore me kompani dhe projekte të lidhura me interesa hungareze.“Mickoski dhe e gjithë VMRO-OKG janë partnerët dhe miqtë më të afërt të Orbanit në Ballkan. Më shumë se 40% e hapësirës mediatike në Maqedoni është në duart e rrjetit të Orbanit. Kompania 4iG, e afërt me Orbanin, e bleu licencën për operatorin e katërt mobil pikërisht për të lidhur përmbajtjen e rrjetit të tyre mediatik. Neglizhimi i Korridorit 8 dhe kalimi drejt Korridorit 10, për shkak të së cilës humbëm fonde evropiane”, tha Bogdanka Kuzeska – zëdhënëse e LSDM-së
