8.4 C
Tetovo
E mërkurë, 25 Mars, 2026
BallinaLajmeAgron Arifi-këshilltar komunal i MPT /PSE KOMUNA E TETOVËS E TOLERON SHKATËRRIMIN...

Agron Arifi-këshilltar komunal i MPT /PSE KOMUNA E TETOVËS E TOLERON SHKATËRRIMIN E PAJISJEVE URBANE DHE TË RRUGËS SË BANJËS?

Komuna e Tetovës / Општина Тетово vazhdon të instalojë sa për sy e faqe shporta për mbeturina nga kualiteti i dobët dhe që shtrihen për toke pasi nuk pozicionohen me profesionalizëm ashtu si duhet, kurse kryetari vazhdon te insistojë se modeli nuk mund të ndryshojë pasi tenderimi qenka i tillë. E pakuptimtë pse duhet të vazhdohet harxhimi i taksave të qytetarëve për modele që janë dëshmuar se nuk i shërbejnë qytetit.

Rruga e banjës çdo ditë e më tepër shkatërohet pasi organet komunale nuk e shofin të arsyeshme që me urgjencë të riparohen dëmet! Një numër i madh i shtyllave të ndriçimit publik janë të dëmtuara, gjë që shëmton pamjen e rrugës dhe rrezikon sigurinë e qytetarëve!Gjatë diskutimit për raportin e punës të vitit 2025, u debatua rreth mirëmbajtjes së pajisjeve urbane, për të cilat Komuna e Tetovës ka shpenzuar 8,000 euro.

Dëmtimet në rrugën e Banjës, përfshi edhe ata të shkaktuara nga EVN-ja dhe kompanitë private, janë si vijon:

​Ulëse të dëmtuara;

​Dëmtim i kanalizimit atmosferik;

​Shembje e trotuareve në disa lokacione;

​Dëmtim fizik i shtyllave të ndriçimit publik në disa segmente;

​Dëmtim i instalimeve nëntokësore të shtyllave përgjatë rrugës, si dhe dëmtim i plotë i instalimit nga kthesa që të çon drejt Teqesë së Shipkovicës.

​Jemi dëshmitarë se shportat e mbeturinave të vendosura nga Komuna, përveçse janë të një cilësie të dobët, kanë edhe montim të gabuar. Për këtë arsye, i kemi dorëzuar Komunës së Tetovës specifikimet e prodhimit dhe instalimit të shportave që i kemi dhuruar si donacion që në vitin 2022. Megjithatë, Kryetari Kasami vazhdon të arsyetohet se, sipas tenderit, formati i shportave nuk mund të ndryshohet.

​Komuna planifikon të mbyllë “Rrugën e Butiqeve” për shkak të papërgjegjshmërisë qytetare, ndërkohë që asnjëherë nuk sanksionon kompanitë të cilat, me punën e tyre joprofesionale, dëmtojnë pronën publike!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments