8.4 C
Tetovo
E martë, 24 Mars, 2026
BallinaLajmeDenion Meidani /27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

Denion Meidani /27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë.

Një ndërhyrje që ndali spastrimin etnik, riktheu shpresën dhe i hapi rrugën lirisë. ✨

Kur Kosova po përballej me shfarosje, bota zgjodhi të veprojë. NATO ndërhyri. Shqiptaria u bë një. Ishim një. Në dhimbje, në qëndresë, në besim.

Shqipëria u kthye në strehë, në familje, në mbështetje pa kushte për çdo shqiptar që kishte nevojë. Ishte një moment kur solidariteti nuk u tha, por u jetua.

Bashkë dëshmuam se ka momente kur forca, kur vihet në shërbim të jetës, nuk është zgjedhje; është detyrim.

24 Marsi mbetet kujtesë se liria nuk erdhi rastësisht. Ajo erdhi sepse të gjithë bashkë vendosën të mos qëndrojnë duarkryq.

Gjithmonë bashkë. Krenarë. Mirënjohës.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments