8.9 C
Tetovo
E diel, 8 Mars, 2026
BallinaLajmeParking me kate për t’i dhënë fund kaosit! Ministria dhe Qyteti i...

Parking me kate për t’i dhënë fund kaosit! Ministria dhe Qyteti i Shkupit lidhin marrëveshje për Qendrën Klinike

A do të marrë fund kaosi me parkimit në Qendrën Klinike “Nënë Tereza” në Shkup?!

Ministria e Shëndetësisë dhe Qyteti i Shkupit kanë nënshkruar marrëveshjen për ndërtimin e parkingjeve shumëkatëshe brenda Qendrës Klinike.

“Bëhet fjalë për një marrëveshje për dhënien me qira të pasurisë së paluajtshme me marrëveshje të drejtpërdrejtë me qytetin e Shkupit me qëllim organizimin, menaxhimin dhe rregullimin dhe mirëmbajtjen e parkimit në hapësirën e kompleksit Klinik Nenë Tereza në Shkup. Qyteti i Shkupit ka detyrim që brenda 60 ditëve ta ardhshme të dorëzojë një plan veprimi për aktivitet me afate konkrete për implementim. Marrëveshja është lidhur për një periudhë prej 15 vitesh dhe parasheh një qira në vlerë prej 10 për qind të qarkullimit të përgjithshëm të realizuar. Me zbatimin e saj pritet modernizimi i sistemit të parkimit dhe rritja e kapaciteteve të parkimit për rreth 50 për qind”, u shpreh Azir Aliu – ministër i Shëndetësisë.

Qyteti Shkupit në fazën e parë do të ndajnë 3 milionë euro për parkingjet shumëkatëshe të montuara, jo vetëm ne qendrën Klinike, por edhe në disa lokacione tjera si Aerodrom e Kapishtec.

Këtu investitor do të jetë Qyteti i Shkupit, ne javën e ardhshme, të enjten, do të bëjmë ribalancin e buxhetit ku një nga pikat do të jetë pikërisht këta parkingje montazh të cilët në fazën e parë do të ndërtohen dy të tillë në Klinikën e qytetit me rreth 500 parkingje. Nëse situata tregon pastaj se ka nevojë për parking shtesë do ta ndërtojmë edhe parkingun e tretë te montuar dhe kështu gjeneralisht do ta zgjedhim katastrofën e cila mbizotëron me vite në këtë qendër klinike dhe potencoj se me çmimet e njëjta edhe me kushte më të mira”, deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.

Kryetari qytetit të Shkupit tha se garazhet e montuara në kate do të jenë gati në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments