6.8 C
Tetovo
E diel, 8 Mars, 2026
BallinaLajmeHomazhe në Prekaz: Bekim Qoku viziton kullën e Jasharëve, pritet nga Rifat...

Homazhe në Prekaz: Bekim Qoku viziton kullën e Jasharëve, pritet nga Rifat Jashari

Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Qoku, ka qëndruar sot në Prekaz, ku ka bërë homazhe në nder të komandantit legjendar Adem Jashari dhe dëshmorëve të rënë për lirinë e Kosovës.
Qoku theksoi se Prekazi është një nga vendet më të shenjta të historisë kombëtare shqiptare, aty ku rezistenca shqiptare mori një dimension të ri dhe u shkrua një kapitull i rëndësishëm i sakrificës për liri.
Gjatë vizitës, ai pati mundësinë të vizitojë edhe kullën e familjes Jashari, ku u prit në konak nga Rifat Jashari. Sipas tij, kjo kullë nuk është vetëm një shtëpi, por një simbol i qëndresës, sakrificës dhe krenarisë së një populli që nuk u dorëzua kurrë përballë padrejtësisë.
Ai shtoi se Epopeja e UÇK-së mbetet jo vetëm një kujtim historik, por edhe një amanet dhe përgjegjësi për brezat e sotëm dhe të ardhshëm për ta ruajtur dhe zhvilluar lirinë e fituar me shumë sakrificë.
“Lavdi e përjetshme komandantit Adem Jashari dhe të gjithë dëshmorëve të kombit”, ka përfunduar Qoku.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments