8.1 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeTre projekte jetike për shqiptarët në Maqedoninë Perendimore Korridori 8 -Autostrada Tetovë-Prizren,-Kodra...

Tre projekte jetike për shqiptarët në Maqedoninë Perendimore Korridori 8 -Autostrada Tetovë-Prizren,-Kodra e Diellit ,stopohen nga VMRO dhe VLEN

www.telegrami.mk

Tre projekte jetike për shqiptarët po mbeten peng i politikës

Maqedonia e Veriut ka disa projekte strategjike që mund të ndryshojnë rrënjësisht zhvillimin ekonomik të pjesës perëndimore të vendit, aty ku jetojnë shumica e shqiptarëve. Por realiteti është i thjeshtë: këto projekte prej vitesh zvarriten, premtohen dhe përdoren për propagandë politike, ndërsa në terren ka pak ose aspak rezultate.

I pari është Corridor VIII, një nga korridoret më të rëndësishme transportuese në rajon, që lidh Adriatikun me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Ky korridor do të mund të shndërronte rajonin e Pollogut dhe pjesën perëndimore të vendit në një nyje të rëndësishme ekonomike. Megjithatë, realizimi i tij vazhdon me ritëm të ngadaltë dhe me debate të pafundme politike.

Projekti i dytë është autostrada Tetovë–Prizren, një lidhje strategjike që do të afronte drejtpërdrejt Maqedoninë e Veriut me Kosovën dhe do të shkurtonte ndjeshëm distancën mes dy qyteteve. Ndërkohë që në Kosovë janë bërë hapa konkretë për këtë rrugë, në anën e Maqedonisë projekti ende endet mes premtimeve, projektimeve dhe mungesës së vendimeve të qarta.

Projekti i tretë është zhvillimi i Kodra e Diellit (për VLEN-in Popova Shapka,) .Ky vend ka potencial real për t’u kthyer në një nga qendrat më të mëdha turistike dimërore në rajon. Por për vite me radhë është lënë në harresë, pa investime serioze dhe me probleme të shumta administrative e pronësore.

Këto tre projekte nuk janë luks. Ato janë jetike për zhvillimin ekonomik të rajonit, për hapjen e vendeve të punës dhe për lidhjen ekonomike të shqiptarëve në rajon. Por sa kohë që politika vazhdon t’i përdorë për kalkulime partiake, zhvillimi i Maqedonisë Perëndimore do të mbetet peng i premtimeve.Sepse kur je në qeveri, nuk mjafton të kritikosh. Duhet të realizosh.

Në fund, pyetja është e thjeshtë: a do të realizohen këto projekte për zhvillimin e vendit, apo do të vazhdojnë të mbeten vetëm tema debatesh dhe fushatash politike?…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments