Anëtarësimi i Maqedonisë në NATO është gjëja më e mirë që i ka ndodhur shtetit nga aspekti i sigurisë, edhe pse janë bërë kompromise të mëdha për arritjen e këtij qëllimi, tha Venko Filipçe në Click Plus. Tani Maqedonia është nën një çadër sigurie, në kushte kur në Lindjen e Mesme po ndizet një luftë e re, shton ai. Gjithashtu akuzoi se pushteti “luan” me Rusinë dhe Kinën, gjë që është në kundërshtim me interesat e SHBA-së dhe të aleancës NATO.
“Irani po grupohen së bashku me Rusinë dhe Kinën, nga ana tjetër, kundër interesave të SHBA-së dhe NATO-s, tha sekretari i përgjithshëm (Mark Rutte) në Parlament. Çfarë do të thonë anëtarët e Qeverisë, çfarë do të thotë kryeministri, çfarë do të thotë udhëheqja e VMRO-DPMNE-së dhe ZNAM, kur çdo ditë, edhe ne nxjerrim informacione, që ata kanë lidhje të ngushta me njerëz që kanë lidhje me Rusinë; nuk përgjigjën fare në pyetjen se kush është Dushan Adamoviç, konsulli i ri i Maqedonisë në Serbi, një person që thotë se Maqedonia është territor i okupuar serb”, tha Venko Filipçe – kryetar i LSDM-së.
Nga VMRO-DPMNE, me të njëjtën retorikë ndaj Filipçes dhe LSDM-së. Ata thonë se me LSDM-në, Maqedonia është bërë një regjim hibrid, diçka si Rusia dhe Bjellorusia me Putinin dhe Lukashenkon.
“Politikat e LSDM-së me Zaev dhe Filipçen e kanë larguar Maqedoninë nga standardet demokratike dhe e kanë afruar me politikën ruse. Politikat e LSDM-së me Zaevin dhe Filipçen e kanë bërë Maqedoninë të jetë një regjim hibrid, me karakteristika të ngjashme të qeverisjes si ato të Putinit dhe Lukashenkos”, u shpreh Mile Lefkov – VMRO-DPMNE.
Ndryshe, të martën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, ishte në Shkup dhe qartë tha se Aleanca qëndron fuqishëm pas çdo anëtari të saj. Edhe pse ka debate, sipas retorikës, VMRO-DPMNE dhe LSDM janë dakord se anëtarësimi në NATO është një përfitim i madh nga aspekti i sigurisë për shtetin.
