1.6 C
Tetovo
E shtunë, 7 Mars, 2026
BallinaLajmeBDI: Struga rezikon të mbetet jashtë koridorit 8-të, VLEN hesht!

BDI: Struga rezikon të mbetet jashtë koridorit 8-të, VLEN hesht!

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka reaguar pas deklaratës së Ministrit të Transportit për mundësinë e përjashtimit të segmentit Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë nga Korridori 8, duke u arsyetuar me kufizime që lidhen me UNESCO-n.

“Çdo tentativë për të përjashtuar segmentin Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë nga Korridori 8 është e papranueshme dhe dëmton rolin strategjik të Maqedonisë së Veriut në rajon”, tha mes tjerash Enard Bakiu nga BDI.

BDI e cilëson këtë si të papranueshme, duke theksuar se segmenti është pjesë strategjike e korridorit që lidh Adriatikun me Detin e Zi dhe përforcon pozicionin e Maqedonisë së Veriut në rajon.

Kjo parti kërkon sqarime të menjëhershme nga Ministria e Transportit dhe Qeveria, duke vënë në dukje se çdo ndryshim mund të dëmtojë funksionin dhe rëndësinë gjeostrategjike të Korridorit 8.

BDI gjithashtu kritikon mungesën e qëndrimit nga zëvendësministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli, dhe kryetari i Komunës së Strugës, Mendi Qyra.

Ndërkohë, edhe kryetari i degës së Bashkimit Demokratik për Integrim në Strugë, Faton Pollozhani përmes një postimi në profilin e tij në fb ka ngritur shqetësime se komuna e Strugës rezikon të mbetet jashtë koridorit 8-të ndërsa sipas tij VLEN heshtë.

“Struga rrezikon të mbetet jashtë segmentit Trebenishtë–Qafë Thanë të Korridorit 8 – Heshtja e përfaqësuesve të VLEN-it shqetësuese. Pas deklaratës së Ministrit të Transportit Aleksandër Nikoloski se segmenti Trebenishtë–Strugë–Qafë Thanë i pjesë e Korridorit 8 mund të mos realizohet për shkak të vërejtjeve nga UNESCO, dje në Strugë qëndroi zv.ministrja e Transportit, Kaltrina Zekolli. Gjatë vizitës së saj, së bashku me kryetarin e komunës, Mendi Qyra, u zhvilluan aktivitete protokollare dhe shëtitje në qytet. Por pyetja që mbetet pa përgjigje është thelbësore: a kërkoi kryetari Qyra sqarim nga zv.ministrja se pse Struga rrezikon të anashkalohet nga një prej projekteve më të rëndësishme infrastrukturore në rajon?
Qytetarët e Strugës presin transparencë dhe angazhim institucional për të mbrojtur interesin e qytetit. Përdorimi i UNESCO-s si justifikim për të vënë në pikëpyetje realizimin e këtij segmenti lë përshtypjen se qeveria po kërkon alibi për të shmangur një investim jetik për zhvillimin e Strugës dhe gjithë rajonit”, reagoi Pollozhani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments