1 C
Tetovo
E diel, 22 Shkurt, 2026
BallinaLajmeA ka përplasje Limani-Taravari ?Taravari: Kur të tërhiqem nga partia sdo të...

A ka përplasje Limani-Taravari ?Taravari: Kur të tërhiqem nga partia sdo të kërkoj asgjë të jem!

www.telegrami.mk

lajmi aktiv që qarkullon

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Tavari ka theksuar se brenda ditëve do të mblidhet kuvendi i partisë ku edhe do të caktohet data e kongresit dhe po ashtu do të zgjidhet edhe një kryesi e përkohshme që do ta drejtoj partinë deri në kongresin e ardhëshëm.Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari në një intervistë ka folur se pas largimit të tij nga Aleanca për Shqiptarët nuk do të kërkoj të jetë as kryetar nderi as kryetar kuvendi por thjeshtë do të jetë një antar i rëndomtë i partisë në nëndegën elagjes së tij, shkruan Top24

=======================================================

lajmi interaktiv

Zërat se Valdet Limani do tia bëjë lojën Taravarit lidhur me partinë ASH sa po vijnë e shtohen

Zërat për përplasje brenda Aleanca për Shqiptarët nuk janë të rinj. Sa herë që partia kalon faza riorganizimi, dalin spekulime për “lojëra” të brendshme mes figurave kryesore.Emrat e antarëve të rinj që lakohen brenda kryesisë së re të përkohshme ka ngritur pluhur tek të shkarkuarit (vetë dorëhequrit).emra shumicë nga Gostivari-Tetova gati vetëm me prezentim ,në Gostivar njerzit e Valbon Limanit nuk do të dorëzohen por as të Taravarit nuk do rrijnë rahat …

Sa i përket raportit mes Valdet Limani dhe Arben Taravari:

  • Limani u afirmua politikisht në Gostivar si ushtrues detyre pasi Taravari kaloi në qeveri si Ministër i Shëndetësisë.
  • Fitorja e tij në zgjedhje i dha legjitimitet personal dhe jo vetëm partiak.
  • Kjo zakonisht krijon peshë të re brenda strukturave të partisë dhe hap diskutime për balanca të brendshme.

Por deri tani, “po i bën lojën” mbetet thjesht narrativë politike. Nuk ka prova konkrete publike për një përplasje të hapur apo për ndonjë lëvizje formale kundër Taravarit.

Në politikë, perceptimi shpesh ndërtohet mbi heshtje, ambicie dhe kalkulime elektorale — jo domosdoshmërisht mbi konflikt real…www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments