1.9 C
Tetovo
E enjte, 19 Shkurt, 2026
BallinaLajmeBota Rama takon Donald Trump në Bordin e Paqes, ngre çështjen e ish-drejtuesve...

 Rama takon Donald Trump në Bordin e Paqes, ngre çështjen e ish-drejtuesve të UÇK në Uashington: Të bëjmë diçka para se gjëra më të këqija të ndodhin

Instituti amerikan i Paqes në Uashington zhvilloi sot takimin e parë të Bordit të Paqes të krijuar nga presidenti Donald Trump për zgjidhjen e krizave dhe konflikteve botërore.Shqipëria është pjesë e takimit, e përfaqësuar nga kryeministri Rama, si dhe Kosova e përfaqësuar nga Presidentja Vjosa Osmani. I pari që nisi fjalimin ishte presidenti Trump, i ndjekur nga Sekretari Amerikan i Shtetit, Marco Rubio, e më pas nga personi që Trump i ka dorëzuar çelësat e negociatave për zgjidhjen e konflikteve në botë, Steve Witkoff.

Nga takimi i Bordit të Paqes në Uashington, kryeministri Edi Rama konfirmoi se Shqipëria do të japë kontributin e saj me trupa ushtarake në Gaza. Teksa falenderoi Presidentin Trump për ftesën që i bëri Shqipërisë si një nga vendet anëtare në Bordin e Paqes, kryeministri Rama tha se “në Europë thonë që Bordi i Paqes synon të zëvendësojë OKB-në, por nuk më duket një përpjekje e tillë”. Në fjalën e tij në Bordin e Paqes, Kryeministri Edi Rama u ndal edhe te gjyqi i ish-krerëve të UÇK-së në Hagë.Bordi, i krijuar për rindërtimin  dhe zgjidhjen përfundimtarë të konfliktit në Gaza, do të njihet edhe me njoftimin për 5 miliardë dollarët që shtetet anëtare kanë ofruar për këtë qëllim. Rindërtimi i Gazës pritet të kushtojë 70 miliardë dollarë, sipas vlerësimeve të Kombeve të Bashkuara, Bankës Botërore dhe Bashkimit Europian, pas më shumë se dy vitesh lufte.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments