4.2 C
Tetovo
E martë, 10 Shkurt, 2026
BallinaOpinionFaton Ahmeti- Filkovit: Mendësia albanofobe e ytja e sheh barazinë si kërcënim

Faton Ahmeti- Filkovit: Mendësia albanofobe e ytja e sheh barazinë si kërcënim

Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Faton Ahmeti përmes një postimi ka reaguar ndaj polemikave të ministrtit Filkov me zëvendëskryeminsitrin Sali rreth debatit për provimin e jurispodencës që kërkohet të mbahet në gjuhën shqipe.

Gjuha shqipe është gjuhë zyrtare me Kushtetutë dhe ligj. Të drejtën nuk ta jep “vullneti politik”, as interpretimi selektiv i nenëve, por realiteti multietnik i këtij shteti.

Të flasësh për reforma, Evropë dhe drejtësi, ndërsa mohon të drejtën e shqiptarëve për trajtim të barabartë, është hipokrizi institucionale.

Problemi nuk është Kushtetuta.

Problemi është frika nga barazia.

Drejtësia nuk dobësohet nga gjuha shqipe.

Dobësohet nga mendësia albanofobe që e sheh barazinë si kërcënim.

Shqiptarët nuk kërkojnë privilegje.

Kërkojnë atë që u takon.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments