Donald Trump foli për gjithçka dhe për të gjithë gjatë fjalimit të tij në Mëngjesin Kombëtar të Lutjes në Uashington, duke nisur nga ushtria amerikane e deri te mënyra se si, sipas tij, mund të pritet edhe vetë në Parajsë.
“Kemi kaq shumë njerëz që duan të futen në ushtri”, tha ai, duke lavdëruar forcat e armatosura: “Kemi një ushtri ku të gjithë duken si Tom Cruise, por janë më të gjatë”.
Presidenti amerikan foli gjerësisht edhe për politikën e tij të emigracionit, e cila sipas tij, ka çuar deri tani në largimin e mijëra emigrantëve të parregullt nga Shtetet e Bashkuara.
Ai u shfaq edhe i ashpër ndaj kritikëve që e akuzojnë se është diktator: “Unë nuk jam diktator, ata janë. Ata janë si Gestapo, arrestojnë njerëz që shkojnë në kishë dhe i trajtojnë në mënyrë të tmerrshme
