5.9 C
Tetovo
E mërkurë, 4 Shkurt, 2026
BallinaLajmeQeveria shpalos formulën: Paga 40% më të larta për administratën brenda 4...

Qeveria shpalos formulën: Paga 40% më të larta për administratën brenda 4 viteve!

Kryeministri Hristijan Mickoski në sot sërish shpjegoi propozimin e qeverisë për rritjen e pagës së administratorëve shtetërorë.

Mickoski thotë se propozimi parasheh që çdo rritje prej 1500 denarëve në tre vitet e ardhshme, t’i shtohet rritje edhe për 8%, me çka për rreth 4 vjet do të sigurohet rritje prej 40%.

“Unë kur thash paga mesatare prej 30,000 denarëve, fola për një shumë që për momentin aplikohet. Është diku mbi 30,000 denarë, por ja që të jetë matematika më e lehtë, këtu improvizova me rritjen e pagës minimale për 1,500 denarë 3 vjet me rend. Tani pa këtë ofertë të qeverisë, si rritet rroga e administratorëve shtetëror. Pagën që e merr administratori shtetëror i shtohet rritja e pagës minimale. Të themi, nëse unë jam administrator shtetëror dhe marr pagë prej 35,000 denarëve, ndërsa rritja e pagës minimale për këtë vit është 1,500 denarë, atëherë paga ime do të jetë 36,500 denarë. Tani ne çfarë propozojmë”.

“Kjo shumë, të rritet për plus 8%, dhe kjo do të japë rezultat “X” para. Vitin tjetër në mars, të supozojmë që sërish rritja e pagës minimale do të jetë 1,500 denarë. Paratë e mija “X”, do t’i rrisim për 1,500 denarë dhe këtë shumë do ta rrisim për shtesë 8% dhe do të marrim “Y” para, viti i tretë në mars të vitit 2028, të supozojmë që paga minimale sërish do të rritet për 1,500 denarë, këto “Y” para do t’i rrisim për 1,500 denarë, dhe këtë shumë do ta rrisim për herë të tretë me 8%, do të marrim “Z” para. Këto “Z” para janë minimum 40% më shumë se ata 30,000 denarë ku tani kemi filluar”, tha kryeministri Mickoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments