6.5 C
Tetovo
E hënë, 26 Janar, 2026
BallinaLajmeASh: 370 punëtorë në Komunën e Tetovës janë lënë pa rroga derisa...

ASh: 370 punëtorë në Komunën e Tetovës janë lënë pa rroga derisa paguhen militantët partiakë

Aleanca për Shqiptarët e Arben Taravarit alarmoi se sot, më 26 janar, 370 punëtorë të Komunës së Tetovës janë lënë pa paga, në një kohë kur qytetarët po përballen me krizë të thellë ekonomike.Ndërkohë, siç thonë nga ASH-ja, pagat po ekzekutohen për militantë partiakë të Lëvizjes BESA, ndërsa punëtorët e rregullt, që mbajnë funksionimin e komunës, mbesin pa të ardhura.

“Ky veprim përbën diskriminim të hapur, keqmenaxhim dhe abuzim me buxhetin publik. Veçanërisht alarmante është gjendja e rreth 70 zjarrfikësve të Brigadës Zjarrfikëse të Tetovës, të cilët po ashtu janë pa paga, edhe pse çdo ditë rrezikojnë jetën për sigurinë e qytetarëve”, thanë nga ASh.borxhe, kamata bankare dhe përmbarues, si pasojë e drejtpërdrejtë e paaftësisë dhe papërgjegjësisë së kryetarit Bilall Kasami dhe udhëheqjes komunale.

Portalb.mk kërkoi nga Komuna e Tetovës se pse punëtorët nuk kanë marrë rroga dhe ku qëndron problemi, por deri në publikimin e tekstit nuk morëm përgjigje.

Portalb.mk muajin gusht 2025 zbuloi se nga viti 2022 deri në 2025, Komuna e Tetovës së bashku me ndërmarrjet publike “Tetova Transport” dhe “Sharri” kanë shpenzuar mbi 1.6 milionë euro në kontrata për punësime të përkohshme përmes Agjencisë private për punësim “Xhob 2011”. Ndonëse disa lista me emra qarkulluan në media, emrat e të punësuarve në Komunën e Tetovës dhe ndërmarrjet publike përmes agjencionit privat ‘Xhob 2011,’ asnjëherë nuk u publikuan nga vetë institucionet, pavarësisht se të njëjtët paguhen me paratë e qytetarëve. 

Pavarësisht zotimeve për transparencë, Komuna e Tetovës dhe Tetova Transport nuk ia kanë dërguar redaksisë së Portalb.mk listat me emrat, pas së cilës jemi ankuar në Agjencinë për mbrojtje të qasjes së lirë në informata me karakter publik. Listën e dërgoi vetëm NPK ‘Sharri‘.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments