6.1 C
Tetovo
E diel, 25 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaTension në Lindjen e Mesme/ Trump paralajmëron Teheranin: Po dërgojmë armatën detare...

Tension në Lindjen e Mesme/ Trump paralajmëron Teheranin: Po dërgojmë armatën detare drejt Gjirit Persik

Një tension i ri ka shpërthyer në Lindjen e Mesme pas vendimit të Shteteve të Bashkuara për të dërguar një armatë detare amerikane drejt Gjirit Persik, njoftoi presidenti Donald Trump.Kemi shumë anije që po lëvizin në atë drejtim, për rast nevoje,” deklaroi Trump për gazetarët gjatë kthimit nga Forumi Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Sipas mediave amerikane, javën e kaluar USS Abraham Lincoln, e cila ndodhej në Detin e Kinës Jugore, mori urdhër të lundrojë drejt Lindjes së Mesme së bashku me grupin e saj sulmues.Trump nuk dha detaje për numrin e forcave detare në rajon, duke folur vetëm për një “armadë” dhe “forcë të madhe”.

“Ndoshta nuk do të ketë nevojë ta përdorim,” shtoi ai, duke theksuar gatishmërinë për bisedime me Teheranin. Pak ditë më parë, presidenti amerikan kishte deklaruar se “ndihma për protestuesit është rrugës”, ndërsa protestat në Iran po arrinin kulmin.

Nga ana tjetër, televizioni shtetëror iranian raportoi të shtunën se regjimi i Teheranit po përgatitet për çdo skenar, ndërsa një zyrtar i lartë iranian paralajmëroi SHBA-në se çdo sulm kundër vendit do të konsiderohet “si luftë totale”.Kjo përqendrim ushtarak shpresojmë të mos jetë për përballje reale, por ushtria jonë është e gatshme për skenarin më të keq. Prandaj, në Iran gjithçka është në gatishmëri maksimale,” deklaroi zyrtari për Reuters, duke kërkuar të qëndronte anonim.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments