5.9 C
Tetovo
E shtunë, 24 Janar, 2026
BallinaLajmeBotaÇfarë dihet për takimin e parë trepalësh Ukrainë, SHBA dhe Rusi,në ABU...

Çfarë dihet për takimin e parë trepalësh Ukrainë, SHBA dhe Rusi,në ABU DAHABI?

Në Abu Dhabi janë zhvilluar të premten bisedimet e para trilaterale midis Rusisë, Ukrainës dhe Shteteve të Bashkuara që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022.Takimi në kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe shënon një moment të pazakontë diplomatik, ku delegacionet e tre vendeve u takuan për të diskutuar për çështjet territoriale, përfshirë situatën në Donbas, dhe për planin amerikan të paqes.

Zyrtarë amerikanë thanë për NBC se bisedimet qenë “produktive” dhe do të vazhdojnë edhe të shtunën, megjithëse nuk arritën ende ndonjë marrëveshje finale.Ukrainasit theksuan se është i hershëm për të nxjerrë përfundime për rezultatin e tyre.

Lidhur me takimin paraprak, presidenti rus Vladimir Putin zhvilloi një bisedë të gjatë me përfaqësuesit amerikanë në Moskë në prag të samitit trilateral, të cilën pala ruse e përshkroi si “të dobishme”.

Megjithatë, pika kryesore e mosmarrëveshjeve mbetet statusi i territoreve në lindje dhe jug të Ukrainës, ku Rusia ka kërkuar që Ukraina të dorëzojë kontrollin e një pjese të Donbasit.

Ukraina theksoi se pozicionet e saj mbeten të qarta dhe se ajo dëshiron që bisedimet të çojnë drejt një zgjidhjeje paqësore, por ku Moska duhet të jetë e gatshme të ndalojë luftën që e nisi vetë.

Në takimin e Abu Dhabit marrin pjesë emra të lartë të delegacioneve ushtarake dhe politike të tri vendeve, duke përfshirë përfaqësues amerikanë si Steve Witkoff dhe Jared Kushner, si dhe drejtuesit e delegacioneve ukrainase dhe ruse, përfshirë shefin e inteligjencës ushtarake ruse.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments