Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë homazhe te varri i Arbën Xhaferit me rastin e ditëlindjes së tij të 78-të.
Thaçi tha se Arbën Xhaferi ka lënë gjurmë të mëdha në politikën e Maqedonisë së Veriut dhe më gjerë, duke theksuar se politika e tij mbetet udhërrëfyes për shqiptarët.
Ai komentoi edhe ftesën e kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, për bashkimin e partive shqiptare.“Jam i shokuar nga prostitucioni politik i Ali Ahmetit. Ai po i laritet Hristijan Mickoskit që ta marrë në qeveri. Ahmeti është kanceri i politikës shqiptare në Maqedoni dhe duhet të dorëhiqet”, tha Thaçi.
Sipas tij, për BDI-në nuk ka më shpresë, pavarësisht kërkesës së Ali Ahmetit për zgjedhje të parakohshme parlamentare.
