Koordinatorja e grupit parlamentar të BDI-së, Rina Ajdari përmes një reagimi në seancën paralamentare ka theksuar se grupi parlamentar i BDI-së do të votoj kundër propozimit të presidentes Siljanovska për dy anëtarët e këshillit gjyqësor pasi kanë dilema rreth sinqeriteti të këtij propozimi. Si koordinatore vlerësoj se shumëcia e propozimeve gjithmonë kanë qenë në vij me qëndrimet e VMRO-DPMNE-së, ne kemi qenë gjithmonë kundër propozimit të interpelancave të ngritura nga VMRO-DPMNE për ti shkarkuar disa njerës dhe të zëvendësohen me njerës të dëgjueshëm për VRMO-DPMNE, shkruan Top24
Qëndrimi i grupit parlamentar në lidhje me votimin kundër për anëtaret e Këshillit Gjyqësor, të propozuara nga kryetarja e shtetit.
Për të pasur një sistem gjyqësor transparent dhe të paanshëm, kusht për përzgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Gjyqësor janë integriteti, paanshmëria politike dhe profesionalizmi.
