Në një pyetje nga mediat për situatën në Serbi dhe problemet me industrinë e tyre të naftës dhe nëse mund ta furnizojmë pjesën jugore të Serbisë fqinje me derivate, kryeministri Hristijan Mickoski tha se po shqyrtojnë çdo mundësi, por theksoi se “ne nuk jemi shoqëri aksionare për të furnizuar Serbinë jugore ose vendet e tjera në rajon”.
“Kjo është ajo që bëjnë kompanitë private që drejtojnë një biznes. Ne si shtet po zbatojmë të gjitha hapat në mënyrë që tubacioni, i cili është shkatërruar për shumë vite, të mund të vihet në funksion. Mendoj se testet janë drejt përfundimit dhe duhet të fillojnë testet e presionit. Qeveria ka miratuar listën e çmimeve, kështu që pres që tubacioni të vihet në funksion këtë vit, dhe pastaj kompanitë, nëse gjejnë interes, mund të marrin përsipër atë që është biznesi i tyre”, tha Mickoski.
Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha dje se nëse “NIS” nuk merr licencën amerikane deri në fund të ditës së sotme, vendi do të përballet me “ditë të vështira”.
Sipas tij, kjo do të thoshte një ndalesë të plotë të operacioneve të rafinerisë dhe asnjë bankë nuk do të punonte me kompaninë nga e hëna. Vuçiq vlerësoi se shanset për të marrë licencën ishin 40% dhe 60% që Uashingtoni të jepte një përgjigje negative.
