Gjenerali Wesley Clark, ish-komandanti suprem i NATO-s për Evropë, gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, ka deklaruar se dhuna gjatë luftës në Kosovë nuk ishte e organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës (UÇK).Clark theksoi se UÇK-ja nuk kishte kontroll të plotë mbi ngjarjet në terren dhe se veprimet që ndodhën ishin pjesë e rezistencës së natyrshme të popullit shqiptar ndaj agresionit serb.
“Së pari nuk është e qartë që dhuna është kryer nga persona të UÇK-së që lidheshin në zona të caktuara përgjegjësie. Unë nuk besoj që ishte UÇK-ja pasi nuk e kishte askush këtë kontroll se çfarë po ndodhë në terren ku ti jepje urdhër dhe prisje që njerëzit ta zbatonin atë. Ishte më shumë një rezistencë, shqiptarët ishin në rezistencë sepse donin që të shpëtonin jetët e tyre… është thjesht mënyrë reagimi e njerëzve të caktuar, nuk janë akte të dhunës të koordinuara nga UÇK-ja,” ka deklaruar Clark.Në fund të dëshmisë së tij, ai ka theksuar se UÇK-ja ishte plotësisht e vetëdijshme për rëndësinë e koordinimit me aleatët ndërkombëtarë.
“Ata e dinin se nuk mund të bëhej shumë pa ndihmën e NATO-s dhe për këtë arsye nuk bënin dhe nuk do të bënin veprime pa koordinimin tonë, sepse e dinin që ishim ne ata që mund t’i ndihmonim,” ka përfunduar Clark./Gazeta Infokus
