8.7 C
Tetovo
E hënë, 17 Nëntor, 2025
BallinaLajmeDëshmia e fuqishme e Clark-ut në Hagë: Milosheviqi, bombardimet e NATO-s dhe...

Dëshmia e fuqishme e Clark-ut në Hagë: Milosheviqi, bombardimet e NATO-s dhe UÇK-ja “pa zingjir komandues”

    Kërcënimi amerikan ndaj Millosheviqit kishte qenë qysh herë. George Bush, i vjetri, i kishte çuar paralajmërimin e Kërshëndellave se “dhuna ndaj shqiptarëve nuk do të tolerohet”. Nga këtu nisi dëshmia e Wesley Clark-ut, Komandatit Suprem të NATO-s për Evropë, i cili po jep dëshminë si i thirrur i mbrojtjes së ekipit të Thaçit dhe të tjerëve. Clark rikujtoi krejt kontekstin e ngjarjeve dhe i tregoi “tri takimet” me Millosheviqin për t’i tërhequr trupat policore speciale dhe ushtarake nga Kosova. Dhe, në fund, Millosheviqi i tha atij dhe Hollbrukut “me shqiptarët e zgjidhim çështjen, duke i vrarë të gjithë”.

    Pastaj bombardimet e NATO-s, ndalja e luftimeve, dhe vlerësimet për strukturën ushtarake të UÇK-së, forcë guerile e cila “nuk kishte strukturë apo zingjir komandues nga poshtë-lartë” dhe se për një gjë të tillë, po të kishte qenë e vërtetë, ShBA dhe NATO “do tanin”. Seanca ka shkuar në pauzë një orëshe.

    Misetiq: E kujtoni Thacin të lënë anësh, të injoruar…që ndikimi i tij në UCK ishte i limituar?

    Clark: E kujtoj që e pash Thaçin, sepse ishte zëdhënës, që dukej më perëndimor se tjerët, i pastër, nuk dukjej si dikush që ishte në pyje duke luftuar.

    Ishte e qartë që nuk ishte në krye.

    Misetiq: A kishit vlerësime për kontroll civil mbi UCK?

    Clark: Jo.

    Misetiq: A ka mundur të ketë UCK zingjir komandandues, pa qenë në dijeni ShBA dhe NATO?

    Clark: Jo.

    Takimi me Millosheviqin para bombardimeve, Clark: Më tha se shqiptarët “i vras të gjithë, dhe e zgjidhi çështjen”

    Wesley Clark në dëshminë e tij para Gjykatës Speciale e ka nisur me detaje nga takimet me presidentin jugosllav, Sllobodan Millosheviq, në kohën kur Shtetet e Bashkuara të Amerikës po i kërkonin tërheqjen e trupave speciale dhe ushtaraje nga Kosova.

    Kosovën, tha Clark, ShBA e kishte nën mbikëqyrje edhe ajrore dhe i dinte të gjitha lëvizjet ushtarake serbe – dhe, Millosheviqit, kërkesa i ishte dërguar: “Tërhiqi trupat:”

    Clark tha se Millosheviqi i kishte thënë se e zgjidh çështjen me shqiptarët “duke i vrarë të gjith”.

    “Ishim ulur me Millosheviqin, dhe tha unë i tërheq këto forca, dhe Solana më tha cilat forcat sjanë tërhequr? Dhe ai thoshte Millosheviqit, dhe pastja ai kthehej gjeneralit Perishiq, flisnin serbisht. Dhe Millosheviqi na thoshte se do ti terheqim, dhe ishte nervoz, Dhe se dinim a është nervoz se e zumë, apo se Perishiqi nuk i kishte treguar”, tha Clarke.

    “Ne u larguam, takimet i quanim të sukseseshme, ndërsa ai forcat nuk i tërhiqte. Dhe i thamë hiqi trupat sepse NATO do të bombarodjë. Dhe ai na thoshte NATO të bëjë çka bën. I thoja: s’të del mire. Më thoshte këta janë terroristë. Unë i thash ti s’do ti mundësh njerëzit që luftojnë për familjet e tyre, dhe t’i quash terorrist, s’do tia dalësh, do të duhet të ndërrosh taktikë. Më tha që do të bëjë çka të mundet dhe asgë nuk ndryshoi. Më tha që e kemi bërë edhe më herët, vrasjet, e shqiptarëve. Më tha se i vrasim të gjithë”, tha ai.

    Wesley Clark, ish-Komandati Suprem i NATO-s për Evropë dhe udhëheqësi ushtarak i NATO-s gjatë bombardimeve më 1999 ka nisur dëshminë e tij në Gjykatën Speciale si dëshmitar i thirrur i mbrojtjes.

    Dëshminë e tij e nisi me pyetjet e ekipit mbrojtës të Hashim Thaçit, dhe kjo nisi me referencë në “Kërcënimin e Krishtlindjeve” që Presidenti i ShBA-së, George Bush i pari, i kishte bërë presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviqit, për të ndalur dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës.

    Clark rikujtoi se edhe ai dhe Richard Hoolbruke ishin takuar me Millosheviqin gjatë negociatave të Dejtonit për të ndalur luftën në Bosnje-Hercegovinën, dhe kishin provuar t’i flasin për Kosovën.

    “Kur nisëm negociatat (në Dejton) nuk e dija (për Kërcënimin e Krishtlinjeve), diplomatët ishin në dijeni. Por jo edhe publiku dhe ata në ushtri në dhjetor 1992, por për shkak të dhunës ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe, dhe njësitë speciale dhe MUP-i, George Bush tha që Millosheviqi udhet të ndalë dhunën ose ShBA do të përgjigjet me kapacitet e saj ushtarake”, tha Clark.

    “Ishte lajmërim që mund të përdorim forcë ushtarake për ndalimin e dhunës ndakj shqiptarëve”, tha ai,

    “Kur unë dhe Hollbruku u ndalëm, me të, ai na tha që nuk flas për këtë me juve dhe ai është vendi i imn. E dinim që kishte një sfidë atje, dhe ai refuzonte të folte për këtë”, tha Clark

    RELATED ARTICLES
    - Advertisment -

    Most Popular

    Recent Comments