“Sa i përket letrës dhe mënyrës si ata reagojnë, mendoj se letra është më shumë e drejtuar ndaj tyre vetë, e jo ndaj VMRO-DPMNE-së, sepse me një reagim të tillë ata tregojnë se brenda tyre po ndodh panikë serioze për atë që duhet ta zbatojnë”, deklaroi Sajkoski në paraqitjen e tij mbrëmë në Lajmet qendrore të TV Sitel.
Më herët, duke iu përgjigjur pyetjes nëse partia mendon se dhe si duhet të përgjigjet ndaj reagimit të gjyqtarëve, pa u interpretuar si ndërhyrje në pushtetin e pavarur gjyqësor, sekretari i përgjithshëm i VMRO-DPMNE-së tha se problemi nuk qëndron te mungesa e rregullativës, por te mungesa e vullnetit të gjyqtarëve dhe prokurorëve për të vepruar.
Reagimi i ashpër me shkrim që dy instancat më të larta të gjyqësorit në shtet dhe Shoqata e Gjyqtarëve ia dërguan të premten liderit të VMRO-DPMNE-së dhe kryeministrit Hristijan Mickoski, sipas sekretarit të përgjithshëm të partisë në pushtet, Gjorgjia Sajkoski, është më shumë i drejtuar kundrejt tyre vetë sesa ndaj VMRO-DPMNE-së.
Duke e arsyetuar këtë qëndrim, Sajkoski tha se një reagim i tillë tregon se gjyqtarët janë në panikë serioze për atë që pritet të zbatojnë.
“Sa i përket letrës dhe mënyrës si ata reagojnë, mendoj se letra është më shumë e drejtuar ndaj tyre vetë, e jo ndaj VMRO-DPMNE-së, sepse me një reagim të tillë ata tregojnë se brenda tyre po ndodh panikë serioze për atë që duhet të zbatojnë”, tha ai.
Më herët, duke iu përgjigjur nëse partia po mendon për një përgjigje zyrtare që të mos interpretohet si ndërhyrje në gjyqësorin e pavarur, Sajkoski theksoi se problemi nuk është te rregullativa, por te vullneti i munguar i gjyqtarëve dhe prokurorëve për të vepruar.
“Nëse ka vullnet për të vepruar, atëherë mund të përmirësohemi. Nuk është gjithmonë faj rregullativa, sepse nëse punohet dhe zgjidhen lëndët, nëse çdo ditë merret një vendim, atëherë proceset ecin. Tek ne problemi është ngecja në punën e institucioneve të drejtësisë. Ky është problemi kryesor”, tha Sajkoski.
Duke u lidhur me reagimin me shkrim të Këshillit Gjyqësor, Gjykatës Supreme dhe Shoqatës së Gjyqtarëve, ai shtoi se VMRO-DPMNE si parti dhe si qeveri thekson se pa një pushtet të fortë gjyqësor nuk mund të ketë qeveri të fortë.
“Ne si VMRO-DPMNE, si Qeveri dhe si faktor politik tregojmë të gjitha mangësitë dhe duam të përmirësohemi. Pa një pushtet të fortë gjyqësor nuk mund të ketë qeveri të fortë. Prandaj sinjalizojmë që gjërat të përmirësohen, në mënyrë që të kemi rezultate të përbashkëta”, tha Sajkoski.
Dy instancat më të larta të gjyqësorit dhe Shoqata e Gjyqtarëve të premten reaguan me një deklaratë me shkrim ndaj kritikave që kryeministri Hristijan Mickoski i kishte drejtuar një ditë më herët gjyqtarëve, ku ai tha se nuk do të ndërmarrë reforma në sistemin gjyqësor që, sipas tij, synojnë vetëm rritjen e pagave të tyre.
