11.7 C
Tetovo
E martë, 28 Tetor, 2025
BallinaLajmeHajnat e 18 kg ari në Gostivar janë policë

Hajnat e 18 kg ari në Gostivar janë policë

Janë arrestuar dy nëpunës policorë të dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Gostivar, janë në gjurmë edhe dy persona të tjerë, është ngritur kallëzim penal

Ministria e Punëve të Brendshme ka ngritur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike të Gostivarit ndaj dy personave nën dyshimin se kanë marrë pjesë si bashkëkryerës në kryerjen e veprës penale “grabitje” sipas nenit 237, paragrafi 4 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal. Të dyshuarit janë privuar nga liria gjatë ditës së djeshme.

Ata me datën 10.10.2025, së bashku me disa persona të tjerë të panjohur deri më tani, kanë hyrë në një argjendari në Gostivar dhe me forcë dhe nën kërcënimin e armës së zjarrit kanë marrë 18 kilogramë ar. Dy të dyshuarit janë nëpunës policorëtë të NJPB Kërçovë, të cilët janë marrë vesh dhe kanë bërë plan për grabitjen së bashku me disa persona të tjerë për të cilët në mënyrë intensive po ndërmerren veprime për gjetjen e tyre.

Të dyshuarit kanë marrë pjesë në përgatitjet me vëzhgimin e vendndodhjes dhe punës së argjendarisë dy ditë para grabitjes. Po atë ditë, ata me makinën zyrtare të MPB-së kanë siguruar rrugën e dy automjeteve të përdorura për grabitjen në Gostivar, nga të cilat njëra më pas është gjetur e djegur në autostradën Gostivar-Dibër, ndërsa tjetra është gjetur e braktisur në Kërçovë, pranë tregut të bagëtive.

MPB në koordinim me PTHP Gostivar, po ndërmerr masa dhe aktivitete për zbardhjen e plotë të rastit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments