13.1 C
Tetovo
E premte, 24 Tetor, 2025
BallinaLajmeLSDM: VMRO-DPMNE nuk mund të fshehë rënien prej 140.000 vota,sot do të...

LSDM: VMRO-DPMNE nuk mund të fshehë rënien prej 140.000 vota,sot do të kishte 52 deputetë, ndërsa LSDM 21

VMRO-DPMNE nuk mund ta fshehë rënien, ndërsa shifrat janë të qarta dhe të pamëshirshme ndaj tyre. Analiza e vendeve të deputetëve sipas votave është një operacion i saktë matematikor, i cili tregon qartë se VMRO-DPMNE do të binte në 52 deputetë, ndërsa LSDM do të kishte të paktën 21, thonë nga LSDM.“Përpjekjet e dëshpëruara për manipulim janë rezultat i shokut që përjetuan dhe rënies prej mbi 140.000 votash, që është një sinjal i qartë se gënjeshtrat dhe politikat e tyre të gabuara janë lexuar. LSDM e vazhdon betejën për edhe 17 komuna, duke i ftuar qytetarët të dalin masivisht në votim në raundin e dytë dhe të votojnë për kandidatët e LSDM-së – njerëz të ndershëm dhe të dëshmuar, të cilët që në raundin e parë treguan qartë se kanë çfarë të ofrojnë,” thuhet në reagimin e partisë.

Më herët, nga VMRO-DPMNE theksuan se me 550 këshilltarë nëpër Maqedoni dhe qytetin e Shkupit, si dhe me mbi 300.000 vota, partia është fituese absolute e zgjedhjeve lokale. Sipas tyre, nëse nesër do të mbaheshin zgjedhjet parlamentare, VMRO-DPMNE, sipas modelit të D’Hondt-it, do të kishte mbi 60 deputetë, ndërsa LSDM në disa njësi zgjedhore do të ishte partia e tretë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments