Dilema: “Kush e çliroi Kosovën?”, për gati dy dekada, vijon të jetë një temë
mbarë kombëtare e mediave shqiptare, por edhe atyre të huaja. Ky është
një fakt i rëndësishëm historik, që tregon se temat me të vërtetë
kombëtare, nuk janë tema abstrakte dhe as jashtëkohore, por janë motive
që kanë të bëjnë drejtpërsëdrejti me rrugën e Kosovës drejtë progresit, me
ndeshjen e forcave përparimtare me reaksionin serb e me reaksionin tonë
të djeshëm e të sotëm, që përpiqen ta mohojnë atë luftë heroike të Ushtrisë
Çlirimtare të Kosovës, gjoja me një lloj forme “demokratike”, madje edhe
persona me autoritet e me tituj shkencorë, kryesishtë partiakë me emëra
të bukur partishë e shoqatash të ndryshme “intelektuale”.
Që të jemi sa më të qartë në këtë diskutim, sa profesional aq dhe historik e
politik, saktësoj se: Ushtria Çlirimtare e Kosovës gradualisht erdhi duke u
shndërruar në një ushtri tipike guerile e oganizuar, me një komandë unike.
Si e tillë, UCK-ja nuk mund të bënte strategji të madhe, (organizimin e
betejave të mëdha, por veç në një rast të vetëm, një betejë mbrojtëse 12
ditote), pasi po ta bënte atë lloj strategjie të madhe, do të ishte mundur
sikundër edhe u mund gjatë verës së vitit 1998, edhe pse ajo zhvillonte
luftime mbrojtëse dhe jo beteja.
Nga fakti që UÇK-ja nuk bëri atë “strategji të madhe”, apologjetët
intelektualët tanë “patriotë” na dalin me teorinë, se “Kosovën as e çliroi dhe
as kishte mundësi ta çlironte UÇK-ja”.
Edhe psde këta “patrotë” e teoricienë janë profanë në fushën e Artit
Ushtarak aq dhe dashakeqë, këta teoricienët “ptriotë” të kallëpeve të
ndryshëm nuk mund ta kuptojnë, edhe sikur të duan, se pse UÇK-ja gjeti
strehë në strategjitë e vogla, që është luftimi, dhe jo në ato të mëdhatë.
Luftimet e shpeshta e me forca të vogla, që përzgjodhi UÇK-ja, përbëjnë
Strategjinë e Vogël, që është shumë më e tmerrshme se Strategjia e
Madhe. Kjo strategjija e vogël është një lloj beteje pa anë e pa fund. Quhet
“betejë pa anë e pa fund” sepse luftimet zhvilloheshin në të gjithë
hapësirën e Kosovës: nëpër pyjet, kodrat, malet, grykat, rrugët, fshatrat,
depot e armikut, etj.: kudo ku stacionohej e lëvizte armiku. Këto lloj luftime,
edhe pse nuk ishin luftime të zgjatura e tepër serioze, ato e shkurajuan
vijimisht kundërshtarin.
Këtë lloj strategjie të UÇK-së e pohon edhe gjenerali serb Bozhidar Deliç,
(ish-komandant i Br.549 e motorizuar, e bazuar në Prizren), i cili, në Gjyqin
që i bëhej Millosheviçit në Hagë, thotë: “Mënyra e luftimit të UÇK-së ishte
duke iu shmangur çdo lloj luftimi të drejtpërdrejtë. Ata përdonin taktikën:
godit dhe ik”.(Božidar Delić, July 5th, 2005, Milošević).
Kjo metodë në Artin Ushtarak botëror quhet edhe Metoda e Tërthortë, pasi
e mposht armikun jo me beteja, por me luftime të vogla e të shumta, që do
të thotë: jo ndeshje direkte ushtri me ushtri me sulme dhe mbrojtje ballore
stacionare, por në mënyrë të tërthortë, me luftime të befasishme, që
ndryshe quhet: me luftime guerile. Vetëm me luftime të shumta e të
befasishme i heqet armikut liria e veprimit.
Me një fjalë, lufta e UÇK-së ishte Betejë Pa Anë e Pa Fund.
Pra, gjatë luftës në Kosovë u ndeshën dy ushtri, njëra me strategji të
madhe, sikundër ishte Ushtria e Serbisë, dhe tjetra me strategji të vogël,
sikundër ishte Ushtria Çlirimtare e Kosovës. Dhe, faktikisht, fituam ne,
UCK-ja, që përdorëm strategjinë e vogël. Ne duhej të fitonim dhe fituam,
pavarësishtë se ata që nuk kishin besim tek ne dhe ata që na urrenin e na
urrejnë, si dhe ca politikanë e analistë që nuk marrin vesh aspak nga Arti
Ushtarak, (midis tyre edhe ndonjë ish-kuadrër i lartë I UçK-së), të cilët duan
t’ia atribojnt duan t’ia atribojnë fitoren vetes, si dhe indirkt e nënvleftësojnë
UCK-në për mos të thënë se duan ta mohojnë fitoren tonë, duke thënë:
“Kosovën e çliroi aviacioni i NATO-s”.
Mirëpo, këtë e kundërshton vetë Komandanti i Përgjithshëm i forcave të
NATO-s, që drejtoi luftën e parë në historinë e saj, Gjenerali me katër yje,
Uesli Klark, i cili, në kujtimet e tij për atë luftë që bënte me aviacion kundër
Serbisë dhe forcave serbe në Kosovë, e thekson në bisedat që ai bënte
shpesh me Gjeneral Edvin H.Burba (mentor i programit trajnues të
Komandes së Ushtrise Amerikane për Beteja), me Ruper Smith (gjeneral-
leitnant në Ushtinë Britanike, zv.Komandat Suprem i NATO-s), dhe me
Dieter Stockmann (gjeneral i Ushtrisë Gjermane, Shef Shtabi i forcave të
NATO-s), ku midis të tjerave thekson: “Përderisa mbrëmjeve qëndroja ulur
me mikun tim të vjetër dhe mentorin Ed Burba dhe pasqyronim progresin
tonë gjat takimve tona çdo pasdite me Rupert Smithin dhe me Dieter
Stockmannin, opsioni tokësor ishte në mënyrë konstante në mendjet tona.
Ekzistonin kufij se çfarë mund të arrijë realisht fushata ajrore. Forca Ajroret
mund të kërcënojë, të dënojnë, të shkatërrojnë objekte dhe të sulmojnë
forcat në tokë. POR, PA NJË FORCË TOKËSORE, NUK EKZISTONTE
GARANCI SE NE DO TË MUND TA DËBONIM MILOSHEVIÇIN NGA
KOSOVA. ISHTE E PANJOHUR SE A DO TË MUND TA BËNIM KËTË
GJË NGA AJRI.” (U.Klark,”Të bësh luftë moderne”,Tiranë, 2003, f.303).
Por kjo çfarë e pranon Gjenerali Klark, është provuar edhe në shumë luftra
të tjera:
1.Hitleri, me urdhërin e tij nr.17, datë 1 gusht 1940, urdhëroi Geringun që,
me forcën e aviacionit të ulte Anglinë në gjunjë. Dhe ai, pasi ndërtoi me
qindra aeroporte ushtarake dhe grumbulloi që nga Kanali la Manshit dhe
deri thellë në Norvegji 3358 avionë Junkers, Dornier, Heinkes, Stukas dhe
Messermid, një forcë e paprecedentë dhe tepër shokuese dhe, duke kryer
u , nuk e mposhti dotë Anglinë, edhe pse kishte një spiun brenda në
kabinetin e luftës së Anglisë, i cili u jepte gjermanëve të dhënat për MKA
dhe forcave të tjera angleze, duke e mundësuar aviacionin gjerman të
godiste me preçizion, madje edhe pse Anglia kishte prodhuar radarin, që
nuk e kishte atëherë asnjë shtet tjetër.
- Nga viti 1943, deri në vitin 1945, bombardimet e pandërprera të SHBA
dhe të Anglisë ndaj qyteteve gjermane, nuk e detyruan dot Hitlerin të
kapitullonte, ushtra e të cilit kapitulloi kur u takuan Ushtria Amerikane me
atë Sovjetike në territorin e Gjermanisë, në 25 prill 1945, në Qytetin
Torgau, mbi Lumin Elbë, shumë larg Berlinit, në perëndim të tij. - “Në Kore, – thekson historiani ushtarak amerikan Sam C. Sarkesian, – ne
mësuam se vetëm me fuqinë detare dhe atë ajrore nuk mund të fitohet
lufta, ashtu siç nuk mund të fitohet edhe vetëm me forcat tokësore të
amjaftueshme”.(S.C.Sarkesian “Përtej fushës së luftimit”,
Tiranë,1995,f.122). - Këtë pamundësi të mposhtjes së kundërshtarit vetëm me aviacion e
pamë 12 vjet rresht në luftën midis Vietnamit të Veriut dhe aviacionit të
SHBA, 1960-1972, ku edhe pse ai aviacion e plugoi gjithë Vietnamin, por
më në fund ishin SHBA-të ata që i propozuan Vietnamit të Veriut të uleshin
në bisedime.
- Luftrat kundër Irakut, si për çlirimin e Kuvajtit edhe në pushtimin e Irakut
(1991 dhe 2003) u fituan vetëm sepse goditjet ajrore u pasuan nga
ndërhyrja tokësore. - E pamë 6 vjet, 2012-2018 aviacionin e 28 shteteve të Perëndimit e të
Lindjes që luftuan kundër ISIS-t, madje në një terren krejtësishtë fushor,
ndryshe nga terreni kodrinor, malor dhe i pyllëzuar si i Kosovës, dhe nuk e
mundën dot, derisa ndërhyri edhe Rusia. Apo edhe kësaj “teoricienët”
mohues të UÇK-së duan t’i vënë ndonjë vegje, e të thoni se “nuk duan ta
mposhtin”?! E kemi dëgjuar edhe këtë përrallë.
Analogjitë historike është e vërtetë që janë delikate, për shkak të
ndryshimeve në kohë, por këta shembuj janë më se kuptimplotë dhe më se
bindës për të rrëzuar shpifjet dhe idetë nihiliste për kontributin e UÇK-së në
çlirimin e Kosovës, duke bindur cilindo se fitorja e një lufte vetëm me
goditje ajrore është absurde.
Të mendosh se luftën do ta fitosh duke u mbështetur në sasinë e avjonave,
raketave dhe bombave, çon në mosrealizimin më të keq. Aq më shumë që,
po të hedhësh bomba nga 5.000 metra lartësi kundër forcave tokësore në
front, nuk mund të konsiderohet as luftë. E këtë askush nuk e beson.
Por, për t’i bërë sa më bindëse këto që theksova më lartë, po u citoj
shkrimtarin e njohur anglez, Frederik Forsyth, ish-pilot ushtarak,
pjesmarrës në atë fushatë ajrore të NATO-s kundër Serbisë, se çfarë
shkruante ditët e fundit të muajit prill 1999, për mundësitë e mosfitores së
luftës nga ana e NATO-s kundër Serbisë, që çuditërisht koinçidon me letrat
që ne, si SHP, i dërgonim po ato ditë Gjeneralit Uesli Klarkut, për të na
furnizuar me armatim e municion, ku piloti anglez shkruan: “60 për qind e
misioneve tona të bombardimit u ndërprenë për shkak të reve; pilotët tanë,
të përgatitur për sulme në kuota të ulëta, në Kosovë janë duke kërkuar të
gjejnë topat dhe tanket e fshehur nga një lartësi prej 5000 metrash (si ish-
pilot mund të siguroj se, nuk është e mundur) dhe kemi arritur deri aty sa
kemi goditur fshatarët kosovarë… Më keq akoma, as NATO nuk mund të
përballojë gjashtëdhjetë ditë. Në Romë, Paris e Berlin, e Majta po kërcënon
se do të rrëzojë qeverinë (e çuditshme, nëse e mendojmë se po luftojnë një
regjim fashist që bën masakra të mëdha); Greqia mbështet Serbinë
unanimisht, të paktën në nivel popullor; të gjitha qeveritë, përveç asaj
britanike, vazhdojnë të mos besojnë atë që tashmë është e qartë: që
Kosova nuk mund të çlirohet pa forcat tokësore, sepse nuk mund të
bllokohet makina e genocidit nga 5.000 metra lartësi. Ka vetëm një
rrugëdalje nga ky ferr: të dërgohen 40.000 të rinj vullnetarë kosovarë nga
vendi i tyre i origjinës, të pajisur me çdo lloj arme që janë në gjendje ta
përdorin; t’u hedhësh armë nga lart atyre qindra mijëra të rinjve kosovarë të
tjerë që fshihen në male dhe pyje në brendësi të krahinës; t’u jepen disa
nga njerëzit tanë të stërvitur të forcave speciale siç janë wrdorues-it e
pajisjeve të transmetimit dhe të lokalizimit të objektivit armik; duke u
siguruar gjithashtu një mbështetje ajrore të plotë. Nuk ka asnjë të dhënë që
të provojë se ushtarët dhe policët serbë, për të mos folur për
paraushtarakët psikopatë të Beogradit, të jenë më të mirë se kosovarët
brenda vendit të tyre”, (“Lufta kundër luftës”, Tiranë,2001,f.164-165)
Edhe ish-kryeministri italian MASSIMO D’ALEMA, përmes një interviste
ekskluzive, për gazetarin Thimi Samarxhiu në Euronews Albania, pohon
se: “NATO ndërhyri për ta ndaluar luftën dhe nuk e mohon rolin e UCK-së”,
dhevijon: “Por le t’i themi gjërat siç janë, luftë po bëhej, nuk e bëmë ne,
kishte filluar që më përpara se të ndërhynim ne, ishte një luftë e gjatë,
veçse Kosova kishte qenë episodi i fundit i një lufte shumë të gjatë në
Ballkan. Ne ndërhymë për ta pushuar luftën, sigurisht që ndërhymë me
forcë, por për të krijuar një ekuilibër paqësor, ky ishte objetivi i veprimit të
NATO-s dhe kjo ishte arsyeja për të cilën ne ramë dakord”, kujtoi ish-
kryeministri. (shih gazeta “Bota sot”, 24 mars 2024)
Sikundër shihet, më realist dhe besim më të madh ka pas ky ish-pilot
ushtarak anglez, si dhe ky Kryeministër Italian, për mundësitë e “forcës
tokësore”, që quhej UÇK, si dhe në strategjinë e saj të vogël në
bëshkëveprim me aviacionin e NATO-s, për çlirimin e Kosovës, se shumica
e inteligjencës kosovare dhe e të rinjve dhe të rriturve kosovarë që morrën
arratinë, ku shumë prej tyre na përbuzën e kujtojnë se na fyejn duke na
cilësuar “enveristë”, ndërsa sot paguajnë nën dorë komisionerët e Qeverisë
së Kosovës për të mos na njohur si veteran dhe për të mos u pajisur me
çertifikatën e pjestarit të UÇK-së!
Përfundimisht mund të themi se: Kosovën e çliroi bashkëveprimi luftarak
midis UÇK-së dhe aviacionit të NATO-s, duke mos guxuar ta përjashtojmë
aspak njëra-tjetrën.
Tiranë,07.06.2017
