12.8 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmePDSH me press konferencë me temë zgjedhjet lokale 2025

PDSH me press konferencë me temë zgjedhjet lokale 2025

Partia Demokratike Shqiptare, ashtu siç paralajmëruam, vëzhguam procesin e votimit të zgjedhjeve lokale. Si çdoherë, fatkeqësisht edhe kësaj radhe e vërejtëm që zgjedhjet nuk ishin të rregullta. Kishte presione, shantazhe si dhe blerje të votave.

Vëzhgimi ynë tregon se as një e treta e shqiptarëve nuk kanë dalë të votojnë.

Për këtë refuzim të shqiptarëve për të dalë në zgjedhje kanë dhënë kontribut edhe zoti Ahmeti dhe BDI-ja.

Krejt kjo, jo për qëllime kombëtare, por për qëllime egoiste.

Dalja shumë e ulët në komunën e Gostivarit, Negotinës, Vrapçishtit, Strugës dhe në disa fshatra të komunës së Tearcës dhe Sarajit është thikë pas shpine e Ali Ahmetit ndaj partnerëve të vet të koalicionit: Arben Taravari dhe Zijadin Sela.

PDSH-ja falënderon afërsisht 70% të shqiptarëve të RMV-së që refuzuan të marrin pjesë në këto zgjedhje.

PDSH ju premton dhe ju siguron që këtë vullnet politik të fuqishëm të shqiptarëve, të cilët refuzuan të dalin në zgjedhje, që nesër do ta artikulojë në mënyrë shumë kreative, serioze si dhe me veprime konkrete politike e demokratike”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments