12.8 C
Tetovo
E hënë, 20 Tetor, 2025
BallinaLajmeFatmir Limani: E kam të vështirë të bëj thirrje për të votuar...

Fatmir Limani: E kam të vështirë të bëj thirrje për të votuar pro Deharit, i cili është përfshirë në përgjime

Kandidati i VLEN-it për Komunën e Kërçovës, Fatmir Limani, sot është prononcuar mbi rezultatet për zgjedhjet lokale të mbajtura dje. Ai thase qytetarët nuk i besuan për ta ndryshuar Kërçovën, ndërsa nënvizoi se e ka të vështirë të kërkojë nga qytetarët që ta përkrahin Fatmir Deharin, pas audio-incizimeve të publikuara kohëve të fundit, transmeton Portalb.mk.

“Unë dola në fushatë me qëllimin për të ndryshuar Kërçovën. Nuk mund ta bëj këtë pa votën e qytetarëve. Nëse ata zgjedhin dikë tjetër në vendin tim, kjo do të thotë se ata besojnë se ai është në gjendje të sfidojë kandidatin maqedonas. Përgjegjësia është e atyre që besojnë këtë, jo imja. Për të gjitha këto arsye, më është e vështirë të bëj thirrje për të votuar pro tij. Unë do bëj thirrje të votohet më i miri, duke besuar se këtë herë qytetarët në tërësinë e vet, do dinë të votojnë, duke peshuar gjithçka. Ndaj në këto rrethana të reja, ndjej se zotimi im është i përmbushur. Ndaj mund të them se në këto rrethana e për këto arsye kuptoj se populli vetë zgjodhi dikë që do të ketë të vështirë të rezistojë përballë kandidatit maqedonas”, tha Limani.

Ndryshe, në Komunën e Kërçovës kandidati i parë ka dalë ai i VMRO-DPMNE-së, Aleksandar Jovanovski, i cili ka marrë 11.777, ndërsa i dyti është kandidati i AKI-së Fatmir Dehari, i cili ka marrë 5.393 vota.

Kandidati dhe kryetari aktual i Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari, është përfshirë në një skandal korrupsioni dhe aferash seksuale, ku në disa përgjime të publikuara në profilin në Facebook të El Chekës (Sheqerim Ahmedi), ai dëgjohet duke bërë biseda që e përfshinë në korrupsion dhe veprime intim me të punësuara brenda Komunës. Dehari gjithashtu në këto përgjime dëgjohet duke sharë e fyer njerëz të partisë së cilës i përket, por edhe qytetarë të tjerë, të cilët nga ç’dëgjohet, ia kanë prishur planet e tij ose nuk i kanë shkuar përshtati.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments