12.7 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Tetor, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi shitja e Monopollit,Bilall, mos manipulo!

Bajram Rexhepi shitja e Monopollit,Bilall, mos manipulo!

Bilall, mos manipulo!

Dokumentet e procesit të privatizimit, me të cilat sot në panik po përpiqeni të hidhni mjegull mbi të vërtetën, ti dhe shefi yt Adnani, janë një tjetër tentim për të mashtruar dhe manipuluar qytetarët.

Në vitin 2014 është bërë privatizimi i pronës, proces i zhvilluar në kuadër të ligjit të atëhershëm në fuqi dhe i realizuar nga Sektori për çështje pronësore-juridike i Ministrisë së Financave.

Pra, privatizimi dhe shitja e pronës publike janë dy procedura dhe koncepte krejt të ndryshme.

👉 Privatizimin, në bazë të ligjit, e bën Ministria e Financave,

👉 ndërsa shitjen e pronës publike e bën Komuna e Tetovës.

Në dokumentin që shihni më poshtë, të datës 20.10.2022, me nënshkrimin e kryetarit në ikje, ai me vetëdije të plotë i ka shitur 6 535 m² tokë publike të qytetarëve të Tetovës kompanisë “Tetovo Tabak”, një kompani në likuidim, për vetëm 70 denarë për metër katror!

❗️Buxheti i Komunës së Tetovës është dëmtuar me mbi 5 milionë euro!

Këto para nuk kanë shkuar në arkën e komunës, por kanë përfunduar në xhepat e tu dhe të shefave të tu!

Kjo është vjedhja më e madhe e pronës publike në Tetovë në 34 vitet e pluralizmit.

Një akt që nuk e ka bërë asnjë kryetar që nga pavarësimi e deri më sot.

Skandali më i madh i shitjes së Tetovës mban firmën e Bilall Kasamit!

Dhe për këtë do të ketë llogaridhënie dhe përgjegjësi.

👉Nëse kaq shumë u beson gënjeshtrave të tua, atëherë pranoje sfidën dhe eja ballafaqohu në debat!

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments