Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është duke publikuar vazhdimisht të gjitha rezultatet e zgjedhjeve lokale të 12 tetorit.
Në faqen e saj zyrtare, të gjithë qytetarët e interesuar për qytetin e tyre mund të shikojnë shifrat që po publikohen nga KQZ-ja.
Aty përfshihen votat e kandidatëve për kryetarë të komunave.
Po ashtu, në faqen e KQZ-së është e shpalosur edhe harta e Kosovës, ku mund të klikoni mbi qytetin që dëshironi të shihni, dhe anash do t’u shfaqen emrat e kandidatëve për kryetarë.
Në këtë seksion, shfaqen rezultatet e kandidatëve në përqindje, numri i votave që kanë marrë, si dhe sa vendvotime janë numëruar.
Për t’i parë këto rezultate, klikoni këtu.