Lideri i LSDM-së Venko Filipçe ka reaguar për deklaratën e kryeministrit Hristijan Mickoski, i cili ditën e djeshme në fjalimin e tij tha se vendit i duhet një “rivendosje e sistemit”. Filipçe thotë se për Mickoskin, një “rivendosje e sistemit” do të thotë të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e tij. Ai theksoi se qeveria është nervoze sepse është e vetëdijshme për dështimin e mossjelljes së asnjë ligji në Kuvend.
VENKO FILIPÇE, KRYETAR I LSDM-SË
“Ata nuk kanë me çfarë të mburren, e vetmja gjë që u mbetet janë spinat. E dëgjoj Mickoskin në tubime duke folur për një lloj “rivendosje të sistemit” dhe në fakt është ai që vetëm kërkon justifikime për të mos zbatuar reforma të vërteta në gjyqësor. Nga plani është e dukshme se kjo qeveri po pengon me vetëdije procesin e reformave. Qëllimi i vetëm i Kryeministrit është të emërojë gjyqtarët dhe prokurorët e tij, prandaj asnjë ligj reformues nuk është paraqitur në Kuvend”.
Ditën e djeshme, kryeministri Hristijan Mickoski deklaroi se për të ecur para RMV-së i duhet një “ristartim i sistemit”.