https://tetovasot.com/2025/09/bilall-kasami-hap-tender-per-kapellen-ne-falisht-per-xhamiat-nuk-ja-dhene-asnje-euro-dokument/Mer fund misteri i mbështetjes së Bilall Kasamit për objektet fetare ortodokëse. Dje pra me datë 12.09.2025 zyrtarisht ka hapur tender për të ndërtuar Kapellën në Falisht një projekt fetarë që do të financohet nga komuna e Tetovës. Vlen të thekësohet se Bilall Kasami deri tani nuk ka dhënë asnjë denarë për asnjë Xhami të Tetovës.
Hapjen e tenderit e ka publikuar këshilltari i VMRO-së, Angell Karapetrov.
“Po zgjidhim një problem disadekadësh!
Pas vënies në funksion të kapelës, kemi filluar përgatitjen e një projekti për rregullimin e varrezave ortodokse në fshatin Falishe. Qeveria e ka miratuar projektin, i cili do të realizohet në dy faza me mjete financiare prej 9.500.000 denarë përmes një kredie hungareze.
Aktualisht është në zhvillim procedura e tenderimit për fazën e parë, pas përzgjedhjes së realizuesit do të fillojnë punimet ndërtimore. Parashikohet ndërtimi i një hyrjeje me tavan (trem), hapësirë për rituale, kuzhinë dhe tualete – me çka më në fund do të sigurohen kushte dinjitoze për ceremonitë mortore” ka shkruar këshilltari i VMRO-së, Angell Karapetrov.

