23.8 C
Tetovo
E shtunë, 6 Shtator, 2025
BallinaLajmeBajram Rexhepi nga Shipkovica historike: Do ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë e...

Bajram Rexhepi nga Shipkovica historike: Do ta kthejmë dinjitetin dhe krenarinë e malësisë së Tetovës (VIDEO/FOTO)

Shipkovica, një ndër vendbanimet simbolike të malësisë së Tetovës, e njohur për kthesat e saj historike, sot përballet me harresë institucionale, mungesë investimesh dhe projekte të lëna në gjysmë. Kështu u shpreh kandidati i AKI-së për Tetovën, Bajram Rexhepi, gjatë takimit me banorët e këtij fshati malor

Në dëgjimin publik të mbajtur, banorët shprehën disa nga kërkesat e tyre urgjente:

Rregullimi dhe vazhdimi i projektit për përroin, për të cilin ankesa tashmë është dërguar në Komunë dhe Ministrinë e Ekologjisë, por pa asnjë përgjigje

Rregullimi i rrugës ekzistuese brenda fshatit.

Asfaltimi i rrugës së re, e cila është hapur prej kohësh, por ende e papërfunduar.

Në fjalën e tij, Bajram Rexhepi theksoi se këto janë kërkesa të drejta dhe të domosdoshme për një jetesë dinjitoze.

“Ne do të bëjmë më të mirën që dimë dhe mundemi, që Shipkovicës t’ia kthejmë dinjitetin dhe krenarinë që e meriton,” – u shpreh ai.

Ky është një tjetër takim në kuadër të fushatës së Rexhepit, ku përmes dëgjimit të drejtpërdrejtë të qytetarëve synohet hartimi i një platforme realiste për zhvillimin e Tetovës dhe të gjithë zonës përreth.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments