28.6 C
Tetovo
E martë, 2 Shtator, 2025
BallinaLajmeMbi 21 mijë nxënës më pak në RMV dhe një mijë mësues...

Mbi 21 mijë nxënës më pak në RMV dhe një mijë mësues më shumë

Me gjithsej 245 mijë nxënës ka filluar të hënën vitit i ri shkollor. Ose mbi 2800 nxënës më pak sesa vitin e kaluar. Situata është alarmante nëse krahasohen të dhënat lidhur me numrin e nxënësve gjatë dekadës së fundit, sidomos sa i takon numrin të nxënësve në ciklin e mesëm.

Sipas të dhënave nga Enti Shtetëror i Statistikave, në vitin shkollor 2015/2016 kishte 185.992 nxënës në shkollat fillore dhe në fillim të vitit 2025/2026 kjo shifër është 177 800 ose 8.192 nxënës më pak. Rënie kjo më e lehtë e numrit nëse krahasohet me shkollat e mesme. Nga 80.295 nxënës në vitin 2015/2016, pas dhjetë vjetësh – numri ra në vetëm 67.200 (2025/2026). Në total brenda, një dekade – numri i nxënësve është reduktuar me gjithsej 21.287 nxënës të shkollave fillore dhe të mesme, që do të thotë – boshatisje e dhjetëra shkollave.

Përkundër uljes së numrit të nxënësve dhe mbylljes të disa dhjetëra shkollave, numri i kuadrit mësimdhënës është rritur brenda këtij dhjetëvjeçari me rreth një mijë mësues, ose mesatarisht 100 të punësuar çdo vit.

“Situata në fushën e arsimit nuk ndryshon në varësi të nivelit të arsimit. Kështu, në arsimin fillor, numri i nxënësve është në rënie nga viti në vit. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin fillor në vitin shkollor 2024/2025 është 6.3% më i ulët se në vitin 2014/2015. Situata me studentët e regjistruar në arsimin e mesëm është gjithashtu në rënie. Numri i nxënësve të regjistruar në arsimin e mesëm në vitin shkollor 2024/2025, krahasuar me vitin shkollor 2014/2015, është ulur me 19.6%”, thuhet në një publikimin e ESHS “Maqedonia në numra 2025”. Për shkak të reduktimit në vite të numrit të nxënësve, është ulur edhe numri i shkollave, ndërsa nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës kanë paralajmëruar që shkollat me numër të vogël nxënësish ​​në disa zona rurale të mbyllen, konkretisht janë zhvilluar një projekt për optimizimin e shkollave.

Arsyet kryesore për uljen e numrit janë rënia e shkallës së lindjeve, por edhe emigrimet në masë. Nëse në mesin e dekadës së fundit, Maqedonia e Veriut regjistroi mbi 23 mijë lindje në vit, vitin e fundit kjo shifër është rreth 30 për qind më pak. Sipas regjistrimit të vitit 2021, në Maqedoni në 52 nga 80 komuna gjithsej ka më shumë të moshuar mbi 65 vjeç (mbi 315 mijë) sesa të rinj nën 14 vjeç (mbi 311 mijë).

“Sa i përket strukturës moshore, popullsia maqedonase po plaket gjithnjë e më shumë. Në periudhën nga viti 2014 deri në vitin 2024, pjesa e popullsisë së moshuar (65 vjeç e lart) është rritur nga 13.5% në 18.6%”, vërehet te “Maqedonia në numra 2025.. /Koha/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments