24.6 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeTensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit mbushin rrugët kundër protestuesve

Tensione në Serbi, mbështetësit e Vuçiçit mbushin rrugët kundër protestuesve

Në rreth 50 qytete të Serbisë, mbështetësit e Partisë Progresive Serbe (SNS), të Presidentit Aleksandër Vuçiç organizuan sot protesta nën moton “Qytetarët kundër bllokadave”.

Duke mbajtur pankarta me mbishkrime si: “Dua jetën time përsëri”, “Dua një jetë normale“, dhe “Dua Serbinë time përsëri”, ata zhvilluan tubime si reagim ndaj protestave që janë zhvilluar muajt e fundit në vend.

Sipas mediave lokale, protestat nisën rreth orës 18:30 në qytete si Pançevo, Suboticë, Leskovc, Pozharevc, Vranjë, Bor dhe Rumë. Në shumicën e qyteteve, ato përfunduan për më pak se dy orë, ndërsa në disa prej tyre pati edhe marshe protestues, si në Leskovc dhe Rumë.Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, deklaroi më herët gjatë ditës se protestat nuk janë të drejtuara kundër qytetarëve, por kundër bllokadave dhe dhunës. “Ne nuk jemi kundër njerëzve, është një protestë kundër bllokadave dhe dhunës”, tha Vuçiç.

Ndërkohë, studentët që prej muajsh janë në qendër të lëvizjeve kundër qeverisë, kanë reaguar ndaj protestës së mbështetësve të SNS. Përmes rrjeteve sociale, ata bënë thirrje për ta injoruar tubimin, duke paralajmëruar për provokime të mundshme.

Ata do të provokojnë. Mendojnë se jemi naivë. Lërini të shkojnë. Le të qëllojnë me një armë bosh”, shkruan studentët në një postim në Instagram. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments