17 C
Tetovo
E enjte, 21 Gusht, 2025
BallinaLajmeKedev: Në spitalet private bëhen intervenime të panevojshme, interesi i tyre është...

Kedev: Në spitalet private bëhen intervenime të panevojshme, interesi i tyre është fitimi

Kardiokirurgu Sashko Kedev thotë se në Maqedoninë e Veriut shumë spitale private po kryejnë ndërhyrje të panevojshme kirurgjike, përcjell TV21. Kedev thotë se qëllimi i tyre është përfitimi material, ndërkaq bën thirrje deri te autoritetet që të marrin masa.

“Pjesa më e madhe e veprimtarisë sime konsulente është të largoj njerëzit nga ndërhyrjet e panevojshme, stentimet e panevojshme, operacionet e panevojshme. Aktualisht po përballemi me diçka shqetësuese, e këto janë ndërhyrjet e panevojshme që kanë karakter të orientuar drejt fitimit. Kemi një proliferim të spitaleve private, interesi i të cilëve është fitimi. Këto janë gjëra lehtësisht të vërtetueshme, ne kemi dëshmi se disa qendra duhet të mbyllen nga aspekti mjekësor. Nëse kjo do të ndodhte në Angli apo Amerikë, do t’i vendosej çelësi (do të mbylleshin).Kanë operuar pa nevojë, kanë prerë kafazin e kraharorit pa nevojë, ne kemi prova për këtë. Kjo është diçka për të cilën institucionet përkatëse duhet të ndërmarrin masa, para se gjithash Ministria e Shëndetësisë dhe Fondi, sepse ata paguajnë për disa nga këto ndërhyrje. Po flasim për probleme shumë serioze etike, të lidhura me fitimin”, tha Kedev në Kanal 77.https://www.youtube.com/watch?v=cDAnffDIbb4&embeds_referring_euri=https%3A%2F%2Ftv21.tv%2F&source_ve_path=MjM4NTE

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments