26.6 C
Tetovo
E martë, 19 Gusht, 2025
BallinaLajmeBDI-Tetovë: Komuna e Tetovës ka bërë skandal finansiar.

BDI-Tetovë: Komuna e Tetovës ka bërë skandal finansiar.

Bashkimi Demokratik për Integrim, dega në Tetovë përmes një kumtese për media ka shpalosur mashtrim me raportin finansiar të komunës së Tetovës ku sipas të cilëve kjo përbën vepër penale e dënuar me ligj respektivisht kodi penal neni 247,353,361 thuhet në reagimin e BDI-Tetovë.

SKANDAL FINANCIAR NË KOMUNËN E TETOVËS !

Sipas llogarisë përfundimtare të Komunës së Tetovës për vitin 2024 rezulton:

Të ardhurat 2024: 1.958.841.799 den

Shpenzimet 2024: 1.875.251.524 den

Suficiti (teprica) buxhetore në letër: 83.590.275 den (afër 1.36 milion €)

Në dokumentin zyrtar figuron që konuna vitin e ka mbyllur me saldo pozitive prej 1.36 milion euro.

Por në realitet, llogaria e Komunës është e bllokuar.

Borxhet e papaguara servisohen përmes përmbaruesve. Paratë, edhe nëse janë në llogari nuk i kontrollon Komuna, por përmbaruesit.

Pra, suficiti apo saldoja pozitive e paraqitur është mashtrim. Një shifër në letër për të fshehur realitetin.

Kjo nuk është transparencë, por paraqitje e rreme financiare dhe vepër penale

Shkelje të rënda ligjore:

– Neni 361 i Kodit Penal: Paraqitje e rreme financiare

– Neni 353 i Kodit Penal: Keqpërdorim i pozitës zyrtare

– Neni 247 i Kodit Penal: Mashtrim financiar

Pyesim publikisht kryetarin e komunës së Tetovës, ku janë paratë?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments