27.5 C
Tetovo
E mërkurë, 13 Gusht, 2025
BallinaLajmeTronditje në VLEN dhe LD, Muhamet Ahmeti: O veprojmë seriozisht, o e...

Tronditje në VLEN dhe LD, Muhamet Ahmeti: O veprojmë seriozisht, o e mbyllim me nder!”

Sot shënohen dy vite nga themelimi i Lëvizjes Demokratike, një subjekt politik që u krijua me shpresën për të sjellë një frymë të re në skenën politike shqiptare në Maqedoninë e Veriut. Me këtë rast, një nga themeluesit e saj, Muhamet Ahmeti, ka shpërndarë një mesazh të drejtpërdrejtë dhe kritik në rrjetet sociale, ku bën thirrje për reflektim dhe veprim konkret.

Muhamet Ahmeti, së bashku me Izet Mexhitin, konsiderohen si figurat kyçe të themelimit të kësaj lëvizjeje. Në mesazhin e tij, ai nuk kursen kritikat ndaj gjendjes aktuale të partisë, duke vënë në pah mungesën e strukturave, organeve dhe drejtimit të qartë edhe pas dy vitesh ekzistencë.

Këto kritika të ashpëra, Ahmeti ia ka bërë dirket Izet Mexhiti si lider i LD-së.“Dy vite janë shumë – për të mos pasur ende struktura. Për të mos pasur ende organe. Për të mos pasur drejtim të qartë,” thekson Ahmeti.

Ai shton se rinia ka shpresuar, qytetarët kanë besuar, por pritjet nuk mund të zgjasin pafund. Mesazhi i tij më shumë ngjan me një thirrje alarmi sesa një urim përvjetori:

“Ose veprojmë seriozisht – ose e mbyllim me nder! Sepse populli nuk ka më durim për premtime boshe. Nuk ka më besim për iluzione politike.”

Duke kërkuar që ky përvjetor të jetë i fundit pa struktura dhe llogaridhënie, Ahmeti nënvizon se pa organizim, Lëvizja Demokratike rrezikon të mbetet thjesht një emër, dhe jo një forcë reale politike:

“Nëse Lëvizja Demokratike nuk organizohet, nuk është më lëvizje. Është veç një emër që kujton atë çfarë mund të kishte qenë, por nuk u bë kurrë.”

Deklarata e Muhamet Ahmetit ka marrë shumë mbështetje nga Struga, Kumanova, Tetova e Shkupi ku pritet të dalin edhe ata me të njejtën ide të tyre dhe ndoshta largimin nga LD-ja dhe VLEN-i./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments