20.3 C
Tetovo
E premte, 4 Korrik, 2025
BallinaLajmeApasiev drejtuar Mickoskit: Të djathtët në PE ju fshinë gjuhën, ju luajtët...

Apasiev drejtuar Mickoskit: Të djathtët në PE ju fshinë gjuhën, ju luajtët me tendera

Kryetari i Levicës, Dimitar Apasiev, reagoi ashpër në rrjetet sociale.
Ai komentoi heqjen e termave “gjuhë maqedonase” dhe “identitet maqedonas”. Kjo i referohet ndryshimeve të fundit në raportin e progresit të Parlamentit Europian për vendin.

“Shokët e Micikës, të djathtët e Parlamentit Europian, kanë fshirë termat ‘GJUHË MAQEDONASE’ dhe ‘IDENTITET MAQEDONAS’ nga raporti i BE-së për Maqedoninë”, shkroi ai. “Çfarë shuplake në fytyrë për qeverinë konservatore të DPMNE-së.”

“Udhëheqësit tanë janë kaq të respektuar në Europë”, shtoi ai me ironi. “Ju të paaftë, keni luajtur bixhoz vetëm për të fituar tendera”, tha Apasiev në postimin e tij.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments