23.9 C
Tetovo
E enjte, 3 Korrik, 2025
BallinaLajmeRegjistrimi i popullsisë, VLEN do të padis BDI-në dhe LSDM-në për falsifikim...

Regjistrimi i popullsisë, VLEN do të padis BDI-në dhe LSDM-në për falsifikim të rezultateve

Në emër të VLEN, ju njoftojmë se do të dorëzojmë kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike – Shkup, kundër ish-udhëheqësisë së Entit Shtetëror për Statistikë, personave të tjerë përgjegjës dhe drejtues në kryesinë e ish-Qeverisë së BDI-së dhe LSDM-së, si dhe personave të tjerë brenda koalicionit të cilët kanë bërë marrëveshje politike në lidhje me regjistrimin e popullsisë, kështu tha Fatmi Sabriu nga Koalicioni VLEN gjatë një Konference me gazetarë.

Arsyeja për kallëzimin sipas Fatmir Sabriut është dyshimi serioz për marrëveshje politike dhe, si pasojë e kësaj, falsifikim i rezultateve të Regjistrimit të vitit 2021, me ç’rast dyshohet se është kryer vepra penale Keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar (neni 353 i Kodit Penal).

”Pasojat e këtij akti janë të thella: numri i shqiptarëve të paraqitur në shumë fshatra, vendbanime dhe qytete është ulur në mënyrë drastike dhe të vetëdijshme. Me këtë, shqiptarët humbasin shumë të drejta personale dhe individuale (të garantuara me Kushtetutë), siç janë: punësimi, përfaqësimi politik dhe barazia gjuhësore. Po ashtu, edhe institucionet janë vënë në pozitë të marrin vendime për ndarjen e mjeteve dhe fondeve bazuar në të dhëna të gabuara dhe të zvogëluara, me ç’rast qytetarët në shumë komuna janë dëmtuar”, theksoi Fatmir Sabiru

Sabriu tha më tej se kërkojnë nga Prokuroria Publike të hetojë këto dyshime.

”Për më tepër, ditëve të fundit funksionarë të lartë të BDI-së kanë pranuar publikisht se “regjistrimi ishte në kuadër të marrëveshjes”, çka e përforcon edhe më shumë dyshimin për një skenar politik të gjithë operacionit.VLEN ndërmerr këtë iniciativë në mbrojtje të ligjshmërisë, barazisë dhe pasqyrës reale statistikore të shtetit. Presim që Prokuroria të hapë menjëherë lëndë, të sigurojë të gjitha provat materiale dhe të zhvillojë një hetim të plotë.Nuk ka kompromis kur preket dinjiteti dhe numri i popullatës tone. Lufta për drejtësi fillon tash dhe do ta vazhdojmë deri në fund, në interes të të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë së Veriut; thksoi Fatmir Sabriu

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments