23.7 C
Tetovo
E hënë, 30 Qershor, 2025
BallinaLajmeThirrje për protesta tjera – studentët me barrikada: “Arrestoni Vuçiqin!

Thirrje për protesta tjera – studentët me barrikada: “Arrestoni Vuçiqin!

Studentët serbë në bllokadë u kanë bërë thirrje njerëzve të vijnë në një protestë para Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në Beograd sonte në ora tetë të mbrëmjes.

“Dje pamë dhunë brutale policore. Miqtë dhe shokët tanë u rrahën deri në humbjen e vetëdijes, policia nuk lejoi as të kalonte një ambulancë. Një numër i madh qytetarësh u arrestuan, përfshirë shumë studentë. Sot kemi një protestë para Zyrës së Prokurorit të Lartë Publik në orën njëzet dhe u kërkojmë të gjithë qytetarëve të qëndrojnë dhe ta mbështesin luftën deri në fund.

Ky nuk është momenti për t’u tërhequr. Prania juaj do të thotë siguri, mbështetje, një shans për liri për dikë. Kjo është arsyeja pse ju bëjmë thirrje të qëndroni me ne”, shkruan studentët në bllokadë.

Policia serbe ka arrestuar sot dy studentë me akuzat se po planifikonin sulm ndaj institucioneve shtetërore.Studentët filluan të mblidheshin para Fakultetit të Bujqësisë në Zemun, pasi u publikua informacioni se dy nga kolegët e tyre ishin ndaluar. Ata kanë bllokuar qendrën e Zemunit duke vendosur gardhe metalike, kontejnerë, goma, si dhe kanë bërë thirrje për arrestimin e presidentit Aleksandar Vuçiq.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments