24.2 C
Tetovo
E enjte, 26 Qershor, 2025
BallinaLajmeHalil Snopçe: Ligji për përfaqësim është shndërruar në fasadë – mungojnë afatet,...

Halil Snopçe: Ligji për përfaqësim është shndërruar në fasadë – mungojnë afatet, sanksionet dhe garantimi i barazisë

Deputeti i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Halil Snopçe, në një intervistë për TVM2, ka theksuar se ASH ka pasur rol kyç në hartimin dhe shtyrjen përpara të ligjit për përfaqësim të drejtë dhe të barabartë. Ai ka kujtuar se pas shfuqizimit të balancuesit nga Gjykata Kushtetuese, ishte pikërisht Aleanca për Shqiptarët ajo që doli me një draft-ligj të plotë, i cili më vonë u propozua nga koalicioni VLEN.

Snopçe deklaroi se, përveç hartimit të draftit, Aleanca për Shqiptarët insistoi edhe në formimin e një trupi koordinues me ekspertë për përpunimin e mëtejshëm të tij, në mënyrë që ai të reflektonte nevojat reale të shqiptarëve dhe të garantonte përfaqësim të barabartë në institucionet shtetërore.

Deputeti theksoi se një nga arsyet kryesore për largimin e Aleancës nga qeveria ishte pikërisht zvarritja e këtij ligji dhe mungesa e vullnetit nga VMRO-DPMNE për ta proceduar. Ai e cilësoi si “taktizim të qëllimshëm” dërgimin e ligjit në Komisionin e Venedikut, në vend që ai të procedohej drejtpërdrejt në Kuvend.

“E kemi pasur një draft të gatshëm, por sot nuk dihet se çfarë është bërë me të. Ligji që është propozuar tani është më shumë një fasadë sesa një zgjidhje e vërtetë. Nga jashtë shkëlqen, por nga brenda nuk ofron asnjë mekanizëm për zbatim real,” – tha Snopçe.

Ai vuri në dukje se versioni aktual i ligjit nuk përmban afate kohore për zbatim, nuk parasheh masa sanksionuese për institucionet që nuk e zbatojnë dhe nuk garanton përfaqësim në hierarkinë drejtuese të shtetit. Siç theksoi, mungesa e këtyre elementeve do ta shndërrojë ligjin në një “alibi për vazhdimin e diskriminimit”.

Snopçe publikoi disa nga dispozitat kyçe të draftit të Aleancës për Shqiptarët, që sipas tij janë lënë jashtë nga qeveria, përfshirë:
• Përfaqësim të detyrueshëm me përqindje në të gjitha nivelet e administratës;
• Përfaqësim të drejtë në komunat me shumicë shqiptare;
• Sanksione për institucionet që nuk zbatojnë ligjin;
• Krijimin e një Departamenti të veçantë për zbatimin e ligjit brenda qeverisë;
• Afate konkrete 3-vjeçare për përmirësimin e përfaqësimit.

Deputeti solli shembullin e Akademisë së Shkencave dhe Arteve, ku nga 61 të punësuar, vetëm një është shqiptar – duke theksuar se kjo është një ndër pasqyrat më të dhimbshme të diskriminimit institucional.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments