Rreth dy minuta ka zgjatur mbledhja e deputetëve të mërkurën. Rezultati – tjetër dështim për konstituim të Kuvendit. Edhe sot deputetët nuk votuan për formimin e komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryeparlamentarit. Është hera e 37-të që deputetët dështojnë në konstituim të legjislaturës së nëntë.Pro komisionit votuan 52 deputetë. Seanca e ardhshme do të mbahet të premten me fillim prej orës 11:00.Rregullorja e punës obligon deputetët të mblidhen çdo dy ditë për seancën konstituive, e cila konsiderohet e mbyllur pas zgjedhjes së kryesisë. Si rrjedhojë, Kuvendi po mban mbledhje çdo dy ditë tash e më shumë se 70 ditë.