21.1 C
Tetovo
E martë, 17 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaTelevizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin...

Televizioni shtetëror iranian u thotë izraelitëve të evakuohen nëse duan të mbesin gjallë

Televizioni shtetëror i Iranit, duke cituar ushtrinë, raporton se Republika Islamike ka lëshuar një paralajmërim për banorët e Izraelit, se duhet të evakuohen “nëse duan të mbesin gjallë”.

Siç raporton BBC, televizioni shtetëror ka raportuar se Irani do të “sulmojë infrastrukturën”.

Transmetuesi shton se ushtria ka urdhëruar evakuimin e selisë së stacioneve televizive izraelite Channel 12 dhe Channel 14 në përgjigje të sulmit ndaj selisë së televizionit shtetëror më parë.

Mediat iraniane kanë raportuar se Irani ka nisur sulme të reja në Izrael, që përfshijnë dronë dhe raketa.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments