18.6 C
Tetovo
E diel, 15 Qershor, 2025
BallinaLajmeSHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni...

SHBA falënderon Kosovën për pranimin e migrantëve të larguar nga Amerika: Jeni vendi i parë në Evropë që e bëni këtë

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ka shprehur mirënjohje publike ndaj Kosovës për bashkëpunimin në çështjet e migracionit.

Në një deklaratë të publikuar nga Ambasada, u theksua se Kosova është vendi i parë në Evropë që ka pranuar të strehojë shtetas të vendeve të treta që janë larguar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Faleminderit partnerit tonë Kosovë,” thuhet në deklaratën e bërë nga Anu Prattipati, e ngarkuara me punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

“Sigurimi i kufirit amerikan është një prioritet kyç i Administratës Trump, dhe unë e vlerësoj shumë bashkëpunimin e qeverisë dhe popullit të Kosovës.”

Ky veprim është konsideruar nga SHBA si një dëshmi e fortë e partneritetit me Kosovën në fushat e sigurisë dhe menaxhimit të migracionit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments